Teksa po mbahen homazhet në nder të Ismail Kadaresë në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, i pranishëm ka qenë dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat Meta u shpreh se ky është një moment prekës sepse duhet t’i jepet lamtumirë gjeniut tonë që me letërsinë e penën e tij ka ngritur shqiptarët në majën botërore.

Më tej Meta shprehet se kujtimi i Ismail Kadaresë është i përjetshëm, gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përherë në ndërgjegjen e kombit.

Meta:

”Është një moment prekës që gjeniut tonë ti themi lamtumirën gjeniut të kombit tonë që me penën tonë, me letërsinë e tij i ngritit shqiptarët në majën  botërore por edhe me sakrificat që ka bërë  i ka paraprirë një epoke të re.

I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të papërsëritshëm dhe gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjien e kombit”, u shpreh Meta.

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: