Gazetari Alfred Lela në emisionin Open në Neës24 tha se Ismail Kadare është një nga mendimtarët e Shqipërisë, megjithëse po e trajtojmë vetëm si shkrimtar.
Lela tha se kjo ceremoni ishte pak nga ajo drita e madhe që ai ka rrezatuar në dekada, ndërsa ne ia kthyem sot.

“Ishte një harxh që ia kthyem. Te fjala e Kryeministrit hasa disa teprime, sepse ishte menduar si eulogji, por nuk ishte e tillë. Në arkmort ishte Ismail Kadare, nderimi dhe homazhet ishin për Ismail Kadarenë. Unë mendoj se protagonisti i vetëm ishte, duhej të ishte dhe mbetet Ismail Kadare”, tha Lela.

Ndërsa gazetari Agim Baçi, duke folur për homazhet në nderim të Ismail Kadaresë, u shpreh se sot u mbyll një libër fizikisht, por libri dhe vepra e tij do të vijojë të lexohet.

Baçi u shpreh se fjalimi i Kryeministrit ishte i gjatë, sepse kishim një ceremoni mortore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb