Në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos është raportuar se do të marrë pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu përfaqësues nga të gjitha mitropolitë e Shqipërisë, ambasadat e huaja në vend, një delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros, si dhe përfaqësues të niveleve të larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti sot në Shqipëri, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb