Ka shkuar në 72 numri i të plagosurve, mes të cilëve 2 në gjendje të rëndë, pas përplasjeve të dhunshme sot në Hong Kong, ku mijëra njerëz morën pjesë në protestat kundër ligjit për ekstradimet në Kinë.

Lajmin e bën të ditur Bbc, që citon burime nga qeveria vendase, duke sqaruar se të plagosurit janë nga mosha 15 dhe 66 vjeç.

Mes forcave të rendit janë rreth 21 të plagosur, mes të cilëve 9 janë shtruar në spital, shkruan South China Morning Post, e përditshmja lokale në anglisht e kontrolluar nga Alibaba.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb