Mbështetësit e lëvizjes pro-demokracisë së Hong Kongut kanë lidhur duart në territorin gjysmë-autonom kinez, të frymëzuar nga një protestë historike 30 vjet më parë në shtetet e Balltikut, ku mijëra njerëz formuan një zinxhir njerëzor për të protestuar kundër kontrollit Sovjetik, shkruan AP.

Pjesëmarrësit krijuan zinxhirë njerëzorë në të dy anët e portit të qytetit të premten që shpresonin se do të shtriheshin për 40 kilometra.

Ishte protesta e fundit në një lëvizje gati 11-javore, e cila filloi me thirrjet e qeverisë për të hequr një projekt-ekstradim dhe është zgjeruar për të përfshirë kërkesat për demokraci të plotë dhe një hetim të pavarur për brutalitetin e dyshuar të policisë në protesta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: