ELBASAN

I traumatizuar, ende në gjendje shoku dhe plagë të dukshme nga grabitja. Kjo është gjendja e mjekut të njohur në Librazhd, gjinekologut Kujtim Albrahimi që natën e kaluar bashkë me bashkëshorten ranë pre e grabitësve.


Gazetari Fatmir Popja ka mundur të komunikojë me mjekun duke marrë vesh edhe detaje nga ngjarja që ka tronditur qytetin e Librazhdit.
“Grabitësit kanë qenë të armatosur. Ishin profesionistë”, ka thënë mjeku për gazetarin Popja.


Mjeku (2)
Mjeku (2)

Po kështu autorët para se të kryenin grabitjen kanë shkëputur sinjalin e alarmit që të hynin pa problem në banesën ku jetojnë dy bashkëshortët dhe gjithashtu kanë hequr kamerat dhe kanë marrë serverin e kamerave. Mjeku ka deklaruar në polici se e kanë qëlluar pas rezistencës. “Nga goditje më është mbyllur njëri sy”, ka rrëfyer mjeku për “BW”.


Albrahimi ka qenë më parë edhe drejtor i spitalit të Librazhdit. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që dyshohet se kanë marrë mbi 10 milionë lekë dhe bizhuteri të çmuara nga banesa e mjekut. Sipas dëshmisë së mjekut, mësohet se paratë e grabitura ishin të shtëpisë të cilën e kishte shitur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb