Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Roberto Mancini largohet nga stoli i Arabisë Saudite. Palët, Mancini dhe Federata, arritën të gjenin një akord për të ndërprerë me kompromis bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Mancini u ul në stolin e përfaqësueses saudite më 17 gusht 2023, një vendim që bëri shumë bujë pasi tekniku “azzurr” braktisi Italinë për t’u transferuar në Arabinë Saudite, sigurisht i diktuar nga një kontratë sheikësh. Mancini nuk arriti kurrë t’i jap impulset e duhura përfaqësueses saudite pasi në 18 ndeshje siguroi 7 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje.

Në deklaratën e tij të lamtumirës, Mancini u ankua edhe një herë nivelin e lojtarëve: “Këtu duhet të kesh durim, mbi të gjitha tani që lojtarët lokal nuk janë titullarë në klubet e tyre. Drejtuesit këtu mund të jenë të zotë, por nuk kanë eksperiencë për një nivel të lartë. Do ishte shumë e vështirë që të kualifikoheshim në Botërorin e 2026, nuk kisha as 50% të ekipit titullar në ekipet e tyre”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb