Marrëdhëniet me mjedisin dhe rrethin tuaj të afërt do të jenë më të qarta dhe më të qeta.   Ju gjithashtu keni mundësinë të keni njohje të reja që do t’ju japin njohuri dhe informacione të rëndësishme. Si do te jetë ky vit për akrepët. Astrologu Jorgo Pulla sjell per “BalkanWeb” parashikimin me detaje per shenjen e Akrepit, gjate vitit 2019.

AKREPI 2019

Urani tek Dashi (për të lindurit në fillim të dhjetëditëshit të parë)
Tashmë është e njohur për ju ajo që do të pasojë në jetën tuaj personale dhe bashkëpunimet tuaja. Të rëndësishme do të jenë uljet dhe ngritjet në marrëdhënien tuaj, ndërkohë do të tregoni se jeni gati të largoheni nga njerëz të cilët nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Madje, do të ketë njerëz që do të zgjedhin të largohen nga ju në mënyrë të papritur. Njohje të reja ka mundësi të lindin dhe do të vijnë në jetën tuaj për të ndryshuar rrjedhën e saj. Gjendja juaj personale do të jetë me një pavarësi të fortë dhe kjo është diçka që njerëzit përreth jush duhet të mësohen, pasi do tja bëni të qartë të gjithëve se doni hapësirën tuaj personale dhe nuk do të pranoni askënd që ta cënojë atë.

SATURNI TEK BRICJAPI (për të lindurit në dhjetë ditëshin të dytë)
Pjekuria që karakterizon mënyrën tuaj të të menduarit dhe shprehja komplekse e fjalëve është gjithashtu diçka që do tju karakterizojë gjatë kësaj periudhe pasi Saturni është në shtëpinë tuaj të tretë dhe ju fton të mendoni seriozisht dhe ti shprehni pikëpamjet tuaja të tjerëve, pasi ju do keni një ndjenjë vetësiguruie. Kur ju të shprehni mendimet dhe pikpamjet tuaja, është e qartë se do të jetë pas një mendimi të mirë menduar. Marrëdhëniet me mjedisin dhe rrethin tuaj të afërt do të jenë më të qarta dhe më të qeta. Të rëndësishme mund të jenë marrëveshjet tregtare që mund të vendosni, por ajo që është e sigurt është se do duhen shumë përpjekje dhe shumë punë nga ana juaj.

NDIKIMI I JUPITERIT
Me Jupiterin tek Shigjetari deri më 3 Dhjetor, keni mundësinë të merrni lajme të mira nga përpjekjet që keni bërë për bashkëpunime vitin e kaluar. Financat tuaja do të përmirësohen dhe do tju japin sigurinë që duhet, në mënyrë që të jeni në gjendje të përmbushni detyrimet tuaja. Ajo të cilës duhet t’i kushtoni vëmendje janë humbjet që mund tju ndodhin, të cilat mund të vijnë si rezultat i dëshirës tuaj për të përmbushur nevojat e luksit, por që do të ndikojnë në mënyrë negative në buxhetin tuaj dhe përfundimisht do t’ju shkaktojnë probleme. Që nga 3 Dhjetori e tutje, Jupiteri shkon tek Bricjapi dhe fokusohet në zhvillimin dhe zgjerimin e marrëveshjeve tregtare, për të cilat ju kani interes si per shembull për çështjet e komunikimit, marrëdhëniet me publikun, pasi keni një mundësi unike për partneritete në fusha të caktuara. Ju gjithashtu keni mundësinë të keni njohje të reja që do t’ju japin njohuri dhe informacione të rëndësishme.

EKLIPSET 2019
Eklipsi që do të zhvillohet në aksin Gaforre – Bricjap (eklipsi Diellor tek Bricjapi më 6 Janar, eklipsi Diellor tek Gaforrja në 2 Korrik , eklips Hënor në aksin Gaforre – Bricjap më 16 Korrik, eklips Diellor tek Bricjapi më 26 Dhjetor) la mundësi të jetë pika e fortë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet personale dhe marrëdhëniet miqësore. Ju nuk mund të përjashtoni njerëzit e rinj të cilët janë futur në jetën tuaj, por nga ana tjetër do të merrni vendime për të lënë marrëdhënie, erotike ose miqësore, që kanë përfunduar ciklin e tyre dhe prej të cilave ju e ndjeni se nuk mund të përfitoni më asgjë. Më i rëndësishëm është eklipsi që do të ndodhë më 21 Janar në aksin Ujor-Luan, i cili sjell çështje shumë të rëndësishme për familjen dhe profesionin. Vendimet që do të merrni do të jenë katalizatorë për rrjedhën e jetës tuaj, prandaj duhet ti kushtoni vëmendje konflikteve, por edhe ngjarjeve të papritura të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave.

MERKURI RETROSPEKTIV 2019
Në Nëntor, Merkuri retrospektiv në shenjën tuaj mund t’ju bëjë shumë agresive dhe veçanerisht në mënyrën se si do të shpreheni, do të jeni të përqendruar vetëm në veten tuaj, dhe kjo gjë do të sjellë konflikte dhe përplasje me bashkëshortin dhe bashkëpunëtorët. Shmangni fillimet e reja në partneritete.
Akrepi : Viti i Ri fillon për ju me Jupiterin dhe Afërditën tek Shigjetari nga 08/01/2019. Lajm i këndshëm do të vijë në lidhje me çështjet tuaja financiare! Në këtë fazë, të ardhurat tuaja do të rriten nga një faktor që keni pritur prej një kohe shumë të gjatë. Me hyrjen e Marsit tek Demi më 15/02/2019, do të shfaqen sërish në skenë çështjet e bashkëpunimit.

Nga 17/05/2019 deri 02/07/2019 kur Marsi hyn në shtëpinë tuaj të 9-të, do të ballafaqoheni me një polemikë ideologjike. Ju haptazi dhe pa frikë do të sfidoni shumë gjëra sidomos në temat që lidhen me metafizikën dhe fenë. Është një periudhë shumë e mirë për mësuesit dhe studentët! Pasuria do të jetë në anën e tyre nga 19/08/2019 me hyrjen e Marsit tek Virgjëresha. Në fund të Gushtit, me Diellin, Merkurin dhe Afërditën në të njëjtën shenjë, do të bëhen ndryshime të këndshme kryesisht në profesionin tuaj. Me shumë mundësi do të keni promovime të rëndësishme. Kjo zgjat deri në 04/10/2019. Prej 9/10/2019 me hyrjen e Afërditës tek Akrepi, personaliteti juaj do të magnetizohet. Ju do të jeni shumë tërheqës dhe do tërheqni seksin e kundërt. Do jeni i gatshëm për njohje të reja shoqërore. Në veçanti Akrepat që merren me marrëdhëniet me publikun do të kenë rezultate pozitive.

Eklipset 2019
Eklipsi Diellor i periudhës më 06/01/2019 do të ndikojë tek Akrepat të cilët kanë lindur nga 01/11 deri 15/11. Ky eklips do të ndikojë në jetën e përditshme, marrëdhëniet dhe udhëtimet. Eklipsi Hënor i 21/01/2019 do të ndikojë Akrepat e lindur më 24/10 deri në 31/10. Ai do të prekë çështjet profesionale dhe sociale. Eklipsi Diellor i periudhës më 02/07/2019 do të ndikojë Akrepin, që ka lindur nga 26/10 deri në 11/11.Ky eklips do të lidhet me shqetësimet intelektuale, gjykimet dhe çështjet e autoritetit. Eklipsi Hënor i periudhës 16/07/2019 do të ndikojë Akrepat e lindur nga 09/11 deri në 22/11 dhe do prekë më shumë jetën e përditshme si Dashurinë dhe marrëdhëniet familjare.

Karma
Në përgjithësi, viti 2018, u karakterizua nga situata të paqarta për Akrepin. Kishte mundësi të këndshme, por të vështira, veçanërisht në eklipset e verës. Viti 2019 do të jetë një vit krijues ku. vëmendje e veçantë i kushtohet Akrepave të lindur nga 24/10 deri në 02/11. Urani do të ndikojë fushën e marrëdhënieve ndërpersonale.

PARASHIKIME TË PËRGJITHSHME (NGA PLANETE TË NGADALTË)
1 Janar 2019– Kalimi i Uranit nga shtëpia e 8-të. Kalimi i Uranit nga shtëpia juaj e tetë do të sjellë ndryshime në aspektin financiar nëse ato varen nga palët e treta. Pra, nëse jeni financiarisht i varur nga bashkëshorti ose partneri, duhet të jeni të përgatitur për më mirë por edhe për më të keqen.. Shmangni, marrjen e një kredie gjatë kësaj periudhe, sepse do të ishte e padobishme. Është e mundur që gjatë këtij efekti të Uranit, një njohje e re do të shquhet në fushën e aktivitetit seksual me origjinalitetin dhe pasionin që e karakterizon, por është i destinuar të mos ketë kohëzgjatje.

1 Janar 2019- Kalimi i Saturnit nga shtëpia e 11-të. Pas testimit të aftësive tuaja profesionale gjatë dy viteve të fundit, tani do të kërkoni dhe do të punoni për të arritur idealin tuaj nëpërmjet ekipeve dhe organizatave. Sigurisht që duhet të bëni vetë-kritika strikte për të qenë sa më realist. Ju do të ndiheni të tërhequr nga njerëzit e moshuar, si dhe nga shumë përvoja që do të merrni prej tyre. Edhe miqtë e mirë mund t’ju ndihmojnë në kërkesat tuaja, ndërkohë miqësitë që nuk kanë themele të forta ka mundësi të shpërbëhen dhe të mos kenë kohëzgjatje.

1 Janar 2019- Kalimi i Jupiterit nga shtëpia e 12-të. Kjo periudhë do të ju afrojë me të vërtetat, pasi do ta gjeni veten ballë për ballë me njerëz dhe situata nga të cilat do të mësoni të vërteta. Pranojini gjërat siç janë dhe shfrytëzojeni këtë periudhë për të përfituar nga kërkimi i së vërtetës, në mënyrë që qëndrimet tuaja përfundimtare në jenë të drejta. Për shumë njerëz, kërkimi për të vërtetën mund të ketë përmasa të thella fetare dhe shpirtërore.

5 Mars 2019- Kalimi i Uranit nga shtëpia e 7-të. Kalimi i Uranit do ta tronditë martesën tuaj ose një bashkëpunim të ngushtë. Pra, nëse këto marrëdhënie bazohen në obligacione sipërfaqësore dhe nuk kanë rrënjë të thella, ato kanë mundësi të prishen. Marrëdhëniet e shëndetshme mund të tronditen gjithashtu nga një marrëdhënie e papritur, por e përkohshme. Kjo periudhë gjithashtu mund të sjellë konfrontime të hapura me armiqtë tuaj të dukshëm. Gjatë kësaj kohe do të mbizotërojë liria dhe ndryshimi.

30 Nëntor 2019- Kalimi i Jupiterit nga shtëpia e 11-të.
Idealet shpresat dhe pritjet tuaja për të ardhmen do të luajnë një rol të rëndësishëm për ju. Por edhe miqtë dhe grupet shoqërore do të jenë një mënyrë përmes së cilës do të shprehni veten. Përpjekjet tuaja nuk do të kenë në thelb përfitimet të drejtpërdrejta personale, por do të jenë të një natyre më të përgjithshme humanitare.

PARASHIKIMET E DETAJUARA (NGA PLANETE TË SHPEJTË)
1 Janar 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e parë. Harmonia që do të ekzistojë në marrëdhëniet tuaja personale të cilat do të jenë më intensive dhe do t’ju shtyjë të shprehni ndjenjat dhe ndjesitë tuaja njerëzit përreth jush. Miqtë tuaj do të dominojnë klimën e këndshme dhe përgjithësisht do jeni pjesë e ambienteve miqësore shumë shoqërore. Ju mund të kërkoni takime, profesionale ose personale, të gjeni pak kohë për veten tuaj , ose akoma më mirë mund t’ju lindë dëshira ti bëni një dhuratë vetes tuaj. Aktivitetet duhet të shfrytëzohen për punë të kënaqshme.

1 Janar 2019- Kalimi i Marsit nga shtëpia e 8-të. Kalimi i Marsit nga shtëpia e tetë do të thotë disa ngjarje të cilat nuk mund të parashikohen, sepse mund të jenë shumë të mira ose në ekstremin tjetër, shumë të këqija. Kini kujdes me shëndetin, sepse mund t’ju krijohet një gjendje shumë e keqe psikologjike. Në aspektin seksual, më në fund do të shuani energjinë tuaj të fshehur, duke kërkuar kënaqësi në një marrëdhënie të butë dhe delikate.

1 Janar 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 11-të. Këtë periudhë do të merreni më shumë me miqtë tuaj dhe njerëzit që ju rrethojnë. Ju e kuptoni sa e rëndësishme është bashkëpunimi dhe shoqëria, dhe të gjitha përpjekjet tuaja do të bëhen në këtë fushë, si në sferat profesionale dhe personale. Ju mund të zgjeroni rrethin tuaj të miqësisë dhe të keni një vendosmëri për të përhapur idetë tuaja në këtë rreth miqësor, ide të cilat tani do të jenë të pranueshme. Nëse jeni udhëheqës i një grupi apo nëse keni të bëni me politikë, do të jetë mundësia që gjatë kësaj periudhe të keni një njohje dhe pranueshmëri me të lartë nga të tjerët.

1 Janar 2019- Kalimi i Merkurit nga shtëpia e 12-të. Kjo periudhë do të nxjerrë në pah disa sekrete. Ju do të shmangni vendet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz dhe do të preferoni “të qëndroni në botën tuaj” . Mënyra më e mirë për t’u marrë këtë periudhë është të shkoni në një mësues ose instruktor shpirtëror, ose të lexoni një libër pozitiv që tju motivoje psikologjikisht dhe t’ju ngrejë moralin.
7 Janar 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 12-të. Kjo periudhë karakterizohet nga gatishmëria për të ofruar dashuri për të dashurit tuaj ose për të gjithë në përgjithësi, nëpërmjet gjesteve të bamirësisë. Jeta juaj sentimentale gjithashtu do të karakterizohet nga një njohje e re, e cila mund të mos jetë e vlefshme. Nuk është e çuditshme të keni një lidhje të fshehtë dashurie, por duhet të keni shumë kujdes sepse më vonë mund t‘ju zhgënjejë.

20 Janar 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 10-të. Kujdesuni për imazhin që ju paraqitni njerëzve rreth jush, bëni vetëkritikën për të korrigjuar gabimet e mundshme dhe kujdesuni për karrierën tuaj. Sektori profesional do të jetë më i favorizuari në këtë periudhë. Ju pavarësisht se nuk ju mungon besimi për detyra të rëndësishme, duhet t’i përballoni dhe ti merrni ato seriozisht. Peshoni forcat tuaja dhe kini vëmendjen e nevojshme nëse doni të keni sukses.

3 Shkurt 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 11-të. Ditët e ardhshme janë më të përshtatshme për t’u festuar në të gjithë ose në rrethin tuaj, pasi njerëzit rreth jush do t’ju shohin me sy më miqësor. Do të përforconi marrëdhëniet me të afërmit. Marrëdhënia juaj personale do të marrë ngjyrim më të mirë, pasi partneri juaj bëhet i njohur në fushën ku ushtron aktivitetet e tij.

14 Shkurt 2019- Kalimi i Marsit nga shtëpia e 7-të. Gjatë gjithë kësaj periudhe, tensioni do të dominojë jetën tuaj, që do të ndikojë si në partneritetin dhe marrëdhëniet e biznesit, ashtu edhe në marrëdhënien me partnerin. Ajo që duhet të shikoni dhe ti kushtoni rëndësi është gjendja e humorit, mos u grindni me partnerin ose bashkëpunëtorët tuaj. Bëni kompromise sepse gjithmonë ekziston një zgjidhje.

1 Mars 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 10-të. Gjatë kësaj kohe do të favorizohen çështjet tuaja të biznesit. Ju mund të keni një favor të veçantë nga një person i rangut të lartë, i cili do ju duket shumë i vlefshëm. Ndërkohë disa barriera do të rrëzohen kështu që mund të krijoni një lidhje erotike me një person të lartë në hierarki, ose më të vjetër në moshë.

21 Mars 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 8-të. Në këtë periudhë në vend që të konsumoheni me jetën e përditshme, mbani kontaktin me botën tuaj të brendshme dhe bëni rishikimet e nevojshme. Është koha për fillime të reja, për disa rilindje. Në rend kryesor do të jenë financat që lidhen me trashëgiminë.
26 Mars 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 9-të. Kalimi i Afërditës nga shtëpia juaj e nëntë e kthen interesin tuaj në fushat e artit. Ndoshta mund të bëni një udhëtim të largët dhe të shihni vende të reja apo shfaqje të tjera. Ndoshta është një kohë e mirë për të kombinuat relaksimin dhe dashurinë. Ju gjithashtu mund të keni njohuri të reja, me njerëz të huaj ose me njerëz që udhëtojnë larg.

20 Prill 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 7-të. Ju mund të rishikoni të gjitha bashkëpunimet tuaja, qoftë të një natyre profesionale apo sociale. Në mënyrë të drejtë ju mund të peshoni nevojat dhe ti plotësoni boshllëqet. Ju do të udhëhiqeni nga fryma e drejtësisë dhe të ndërgjegjes në këtë periudhë, kështu që me të njëjtën frymë do të shikoni edhe marrëdhënien tuaj. Në këtë përpjekje, do t’ju duhet edhe mendimi i një shoku ose partneri i cili do të jetë shumë i vlefshëm për ju. Periudha është gjithashtu e përshtatshme për martesë, në qoftë se keni kohe që po e mendoni një gjë të tillë ose të zyrtarizoni një marrëdhënie afatgjatë.

15 Maj 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 7-të. Gjatë periudhës së ardhshme për rreth një muaj, partneritetet dhe marrëdhëniet, si erotike ashtu edhe profesionale, do të jenë veçanërisht të favorizuara. Në dashuri, mund të ketë një njohje të re, ose ndoshta një marrëdhënie të thyer. Në biznes, duhet të jeni në gjendje të bëni dallimet ndërmjet bashkëpunimit dhe urtësisë në mënyrë që të shmangni çdo konflikt të mundshëm.

16 Maj 2019- Kalimi i Marsit nga shtëpia e 9-të. Më e mira që mund të bëni është që ta shfrytëzoni këtë periudhë për përparimin shpirtëror, informim dhe angazhim në punë intelektuale. Mbrojeni të drejtën tuaj, por jo me fanatizëm, dhe mbi të gjitha, mos e thyeni ligjin. Nuk është moment i mirë për të filluar betejat ligjore ose gjyqet.

21 Maj 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 8-të.Në këtë periudhë në vend që të konsumoheni me jetën e përditshme, mbani kontaktin me botën tuaj të brendshme dhe bëni rishikimet e nevojshme. Është koha për fillime të reja, për disa rilindje. Në rend kryesor do të jenë financat që lidhen me trashëgiminë.

21 Qershor 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 9-të. Në ditët e ardhshme, do të merreni me studime, politikë ose fe. Nuk përjashtohet mundësia që të bëni një udhëtim të largët, për të qëndruar për një kohë jashtë vendit, ku do t’ju jepet mundësia për të vendosur kontakte të reja me shumë njerëz. Megjithatë, dilni pak nga rutina për një kohë dhe përfshihuni në disa aktivitete të reja shpirtërore, të cilat do ju bëjnë të ndiheni më mirë.

1 Korrik 2019- Kalimi i Marsit nga shtëpia e 10-të. Kjo periudhë ju jep një mundësi të veçantë për të pasur sukses në karrierën tuaj. Duke mos llogaritur lodhjen apo rreziqet, ju duket se keni gjitha mundësitë për të arritur sukses.

3 Korrik 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 9-të. Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 9-të. Kalimi i Afërditës nga shtëpia juaj e nëntë e kthen interesin në fushat e artit. Ndoshta mund të bëni një udhëtim të largët dhe të shihni vende të reja apo shfaqje të tjera. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të kombinuat relaksin me dashurinë. Ju gjithashtu mund të keni njohuri të reja, me njerëz të huaj ose me njerëz që udhëtojnë shpesh.

23 Korrik 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 10-të. Kujdesuni për imazhin që ju paraqitni njerëzve rreth jush, bëni vetëkritikën për të korrigjuar gabimet e mundshme dhe kujdesuni për karrierën tuaj. Sektori profesional do të jetë më i favorizuari në këtë periudhë. Ju pavarësisht se nuk ju mungon besimi për detyra të rëndësishme, duhet t’i përballoni dhe ti merrni ato seriozisht. Peshoni forcat tuaja dhe kini vëmendjen e nevojshme nëse doni të keni sukses.

28 Korrik 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 10-të. Gjatë kësaj kohe do të favorizohen çështjet tuaja të biznesit. Ju mund të keni një favor të veçantë nga një person i rangut të lartë, i cili do ju duket shumë i vlefshëm. Ndërkohë disa barriera do të rrëzohen kështu që mund të krijoni një lidhje erotike me një person të lartë në hierarki, ose më të vjetër në moshë.

18 Gusht 2019- Kalimi i Marsit nga shtëpia e 11-të. Në këtë periudhë, duhet të merreni me politikë, ose për të mirën e një tërësie të gjerë. Mbështetja e të tjerëve do të jetë e rëndësishme për ju, dhe për njerëzit me të cilët ndani interesa të njëjta. Reagimet mund t’i përballoni nga ata që nuk i kuptojnë vizionet dhe qëllimet tuaja dhe ku ata janë të orientuar.

21 Gusht 2019– Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 11-të. Ditët e ardhshme janë më të përshtatshme për t’u festuar në të gjithë ose në rrethin tuaj, pasi njerëzit rreth jush do t’ju shohin me sy më miqësor. Tani do të shtrëngoni marrëdhëniet tuaja, të bëni paraqitjet tuaja më sociale ose të dilni jashtë. Marrëdhënia juaj e përhershme merr një ngjyrë më të mirë, pasi partneri juaj bëhet më i shquar dhe ndoshta një marrëdhënie e re krijohet mes mjedisit tuaj miqësor.

23 Gusht 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 11-të. Gjatë kësaj kohe do të merreni më shumë me miqtë tuaj dhe njerëzit e rrethit të afërt. Duke qenë se ju e kuptoni sa e rëndësishme është bashkëpunimi dhe shoqëria, të gjitha përpjekjet që do të bëhen, do të bëhen si në sferat profesionale dhe personale. Ju mund të përhapni idetë tuaja në rrethin e miqve, ide të cilat tani do të jenë më të pranueshme se kurrë. Nëse jeni udhëheqës i një grupi apo nëse keni të bëni me politikë, tani do të keni njohje më të madhe në këtë fushë.

14 Shtator 2019 Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 12-të. Kjo periudhë karakterizohet nga gatishmëria për të ofruar dashuri për të dashurit tuaj ose për të gjithë në përgjithësi, nëpërmjet gjesteve të bamirësisë. Jeta juaj sentimentale gjithashtu do të karakterizohet nga një njohje e re, e cila mund të mos jetë e vlefshme. Nuk është e çuditshme të keni një lidhje të fshehtë dashurie, por duhet të keni shumë kujdes sepse më vonë mund t‘ju zhgënjejë.

23 Shtator 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 12-të. Këtë periudhë do të kërkoni të keni përmirësime që kanë të bëjnë me anën psikologjike, nga ana tjetër disa gjëra nga nënndërgjegjja apo subkoshienca juaj kanë tendencë të dalin në sipërfaqe. Ndoshta do i riktheheni dhe do angazhoheni me kërkime metafizike ose studime. Megjithatë, tani është koha për të parë atë që keni brenda jush, për të rishikuar qëndrimet tuaja, si edhe për të ndarë të tashmen nga e kaluara dhe për të nisur një fillim të ri.

4 Tetor 2019- Kalimi i Marsit nga shtëpia e 12-të. Këtë periudhë duhet të jeni i gatshëm për të shmangur komplikimet dhe shpifjet kundër jush nga disa njerëz dashamirës. Do të jetë një periudhë tensionesh dhe trazirash mendore, por është më mirë të merreni dhe të angazhoheni me ndonjë libër psikologjik se sa të ngatërroheni në konflikte dhe situata të vështira. Mos harroni se pas disa muajsh Marsi hyn në horoskopin tuaj, kështu që klima do të ndryshojë rrënjësisht. Pra kini durim.

8 Tetor 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e parë. Harmonia që do të ekzistojë në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale do të jetë intensive dhe do t’ju shtyjë të shprehni të gjitha ndjenjat tuaja tek ata përreth jush. Miqtë tuaj do të ndihmojnë në krijimin e një klime të këndshme. Ju mund të keni takime profesionale ose emocionale,apo të rezervoni disa momente për tju dedikuar vetes. Është e rëndësishme të fokusoheni në aktivitete të cilat do ju japin kënaqësi.

23 Tetor 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e parë. Që nga sot dhe për pothuajse një muaj, është e rëndësishme të merreni me veten dhe me çështjet tuaja personale. Kujdesuni për çështjet tuaja personalisht, pa angazhuar persona të tjerë, sepse angazhimi i personave të tjerë nuk është i favorizuar për shumicën e kësaj kohe.

1 Nëntor 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 12-të. Kjo periudhë karakterizohet nga gatishmëria për të ofruar dashuri për të dashurit tuaj ose për të gjithë në përgjithësi, nëpërmjet gjesteve të bamirësisë. Jeta juaj sentimentale gjithashtu do të karakterizohet nga një njohje e re, e cila mund të mos jetë e vlefshme. Nuk është e çuditshme të keni një lidhje të fshehtë dashurie, por duhet të keni shumë kujdes sepse më vonë mund t‘ju zhgënjejë.

19 Nëntor 2019– Kalimi i Marsit nga shtëpia e parë. Kjo periudhë do tju karakterizojë me pushtet të papërmbajtshëm, vetëbesim dhe liri. Gjatë kësaj periudhe, liria juaj personale do të mbizotërojë. Nuk do të ishte keq sikur energjitë e tepërta ti largonit duke u marrë me aktivitete fizike apo sport. Gjithsesi gjatë këtyre aktiviteteve duhet të keni kujdes të shmangni aksident apo incidentet e vogla të cilat mund t’ju lëndojnë fizikisht.

22 Nëntor 2019- Kalimi i Diellit nga shtëpia e 12-të. Këtë periudhë do të kërkoni të keni përmirësime që kanë të bëjnë me anën psikologjike, nga ana tjetër disa gjëra nga nënndërgjegjja apo subkoshienca juaj kanë tendencë të dalin në sipërfaqe. Ndoshta do i riktheheni dhe do angazhoheni me kërkime metafizike ose studime. Megjithatë, tani është koha për të parë atë që keni brenda jush, për të rishikuar qëndrimet tuaja, si edhe për të ndarë të tashmen nga e kaluara dhe për të nisur një fillim të ri.

26 Nëntor 2019– Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 11-të. Ditët e ardhshme janë më të përshtatshme për t’u festuar në të gjithë ose në rrethin tuaj, pasi njerëzit rreth jush do t’ju shohin me sy më miqësor. Tani do të shtrëngoni marrëdhëniet tuaja, të bëni paraqitjet tuaja më sociale ose të dilni jashtë. Marrëdhënia juaj e përhershme merr një ngjyrë më të mirë, pasi partneri juaj bëhet më i shquar dhe ndoshta një marrëdhënie e re krijohet mes mjedisit tuaj miqësor.

20 Dhjetor 2019- Kalimi i Afërditës nga shtëpia e 10-të. Gjatë kësaj kohe do të favorizohen çështjet tuaja të biznesit. Ju mund të keni një favor të veçantë nga një person i rangut të lartë, i cili do ju duket shumë i vlefshëm. Ndërkohë disa barriera do të rrëzohen kështu që mund të krijoni një lidhje erotike me një person të lartë në hierarki, ose më të vjetër në moshë.

22 Dhjetor 2019– Kalimi i Diellit nga shtëpia e 11-të. Gjatë kësaj kohe do të merreni më shumë me miqtë tuaj dhe njerëzit e rrethit të afërt. Duke qenë se ju e kuptoni sa e rëndësishme është bashkëpunimi dhe shoqëria, të gjitha përpjekjet që do të bëhen, do të bëhen si në sferat profesionale dhe personale. Ju mund të përhapni idetë tuaja në rrethin e miqve, ide të cilat tani do të jenë më të pranueshme se kurrë. Nëse jeni udhëheqës i një grupi apo nëse keni të bëni me politikë, tani do të keni njohje më të madhe në këtë fushë.

Parashikimet në dashuri
Me Uranin tek Demi, që nga 3 Marsi, në marrëdhëniet personale parashikohen ulje dhe ngritje të konsiderueshme, të cilat do të përcaktojnë edhe vazhdimësinë e marrëdhënies tuaj. Temperamenti juaj dhe nevoja për pavarësi në marrëdhënie do ju bëjnë që të reagoni ndaj shtypjes në marrëdhënie, në qoftë se mendoni se marrëdhënia ka filluar të bëhet e pa durueshme dhe shtypëse e individualitetit tuaj. Ka mundësi që përgjatë vitit të keni një dashuri me shikim të pare, e cila do ju bëjë të ndjeni rrahje të çmendura të zemrës, megjithatë këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm, sepse papritmas ky person mund të largohet nga jeta juaj në mënyrë të menjëhershme dhe pa paralajmërim, duke lënë kështu një lëndim të madh tek ju.

Do të keni tërheqje të fortë për njerëz që janë ndryshe, apo që kanë qasje të ndryshme ideologjike me ju. Duhet të dini si të kontrolloni dhe të shmangni situatat konfrontuese dhe konfliktuale në qoftë se jeni të interesuar të mbani njerëzit e dashur në jetën tuaj. Jupiteri tek Shigjetari deri më 3 Dhjetor krijon tek ju një gjendje me humor shumë të mirë, e cila do të jetë diçka shumë e mirë dhe për jetën tuaj personale, ku së bashku me bashkëshortin juaj do të krijoni atmosferën më të mirë të mundshme. Dashuria dhe pasioni i fortë do t’ju nxisë të krijoni skena dhe surpriza të ëmbla për njeriun tuaj të zemrës. Me Marsin në shenjën tuaj prej 20 Nëntorit deri në fund të vitit ju nuk do të hezitoni të kërkoni atë që dëshironi.

Ju ecni në mënyrë dinamike duke i dalë situatave në ballë dhe kjo është diçka që ju karakterizon, duke krijuar një tërheqje të fortë sensuale të gjinisë së kundërt drejt jush. Veçanërisht i kujdesshëm, duhet të jeni në një qëndrim i fortë egoist që mund t’ju çojë në konfrontime dhe konflikte të pafundme. Nga 9 Nëntori deri më 2 Dhjetor, Afërdita në shenjën tuaj nxit hijeshinë, intensifikon jetën tuaj sociale, ju nxjerr nga guaska ku mund të keni qëndruar i mbyllur dhe ju lejon të hyni në lojëra intensive erotike. Diçka që duhet ta mbani parasysh është që egoizmi dhe gjendja subjektive, për të përmbushur nevojat tuaja, mund të shkaktojnë probleme. Në vitin 2019, do të keni një një shpërblim për veprimet që keni bërë vitin e kaluar, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çështje personale dhe emocionale. Jupiteri tani është larguar nga shenja juaj dhe ka shkuar tek Shigjetari ku do të qëndrojë deri më 2 Dhjetor, por të jeni të sigurt se ai ka lënë dhuratat e tij.

Pavarësisht se do të shkojë tek shenja e Shigjetarit, Jupiteri do të vazhdojë tju favorizojë pasi do t’ju japë një vetëbesim që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ndjenjat tuaja. Ju që jeni beqarë nuk mund të përjashtoni një marrëdhënie që do të jetë një shpërblim për ju, ajo do të rrisë më tej vetëvlerësimin tuaj dhe do t’ju japë një nxitje për t’u bërë më mirë. Ju që keni gjetur partnerin tuaj do të keni mundësi të kaloni momente shumë të këndshme me të gjatë gjithë vitit. Saturni i cili do të jetë tek Bricjapi dhe këtë vit do të jetë i dobishëm për ju, edhe nëse nuk e kuptoni ashtu si dhe do t’ju mbajë të ulur duke shmangur sa më shumë të jetë e mundur trazirat emocionale që do të fillojnë të shumohen me ardhjen e Uranit në shenjën e Demit.

Mendimi juaj racional i cili do të forcojë edhe më shumë Saturnin do të jetë shumë i dobishëm për eklipsin e 21 Janarit në aksin Luan-Ujor, i cili mund t’ju sjellë përmirësime të personalizuara. Ky eklips do të jetë një mundësi e mirë për të njohur marrëdhënien tuaj “të gabuar” ose mënyrën e gabuar që keni ardhur në kontakt me dikë që ju intereson. Nuk është kurrë tepër vonë për të bërë ndryshime për sa kohë kuptoni se çfarë ndryshimesh doni të bëni. Kjo do të ndihmojë Uranin, i cili do të kalojë tek Demi më 6 Mars dhe do të krijojë nevojën për të ndryshuar këtu dhe tani çdo gjë që ndjeni dhe nuk ju bën, sidomos ju që keni lindur gjatë dhjetëditëshit të parë të shenjës suaj. Nuk përjashtohet të merrni vendimin për të ndaluar një vit marrëdhënie, veçanërisht nëse mendoni se po ju shtyn dhe brenda jush nuk mund të jeni vetvetja. Sidoqoftë, nuk mund të largoheni nga një moment në tjetrin nga njohjet që mendoni se nuk i përmbushin pritjet tuaja. Urani sjell kthesa të cilat vijnë për të sqaruar peizazhin, në mënyrë që t’i kuptoni më mirë nevojat tuaja. Sidoqoftë, duhet të jeni të kujdesshëm pasi do të keni tendenca për të krijuar trazira herë pas here dhe të bëheni rebelë pa shkak!

Parashikimet vjetore çdo 10 ditësh
DHJETËDITËSHI I PARË
2019 është një vit në të cilin do të kuptoni dhuratat që Jupiteri ka sjellë shenjën tuaj vitin e kaluar. Jupiteri do të jetë tek Shigjetari deri më 2 Dhjetor dhe mund të mos jetë në shenjën tuaj drejtpërsëdrejti, por sigurisht që ju prek pozitivisht, veçanërisht në fushën që lidhet me çështjet financiare. Jupiteri do të kujdeset që Investimet, rritjet dhe marrëveshjet e reja financiare të shkojnë më së miri. Ajo që duhet të mbani mend është se edhe nëse ndiheni në situatë të vështirë ekonomike, diçka do të ndodhë dhe në minutën e fundit do ju zgjidhë vështirësinë financiare.

Përfitoni nga kushtet e favorshme që mund të krijohen për të rritur fitimet tuaja monetare. Saturni është ende tek Bricjapi dhe do ju ndihmojë të kuptoni më mirë se cilët njerëz meritojnë të jenë pranë jush dhe të cilët duhet të largohen njëherë e përgjithmonë nga jeta juaj. Urani, i cili do të kalojë në shenjën e Demit më 6 Mars, është një shenjë se do të fillojë një periudhë në të cilën do të ketë ndryshime në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Ju duhet të shihni të vërtetën dhe të mos insistoni në mbajtjen e njerëzve apo marrëdhënieve vetëm sa për t’ia bërë qejfin të tjerëve ose thjesht sa për sy të botës. Duhet të mbani mend se Urani do të ndihmojë të zbuloni shumë gjëra të reja. Eklipsi që do të zhvillohet më 21 Janar në aksin Ujor-Luan mund të krijojë një trazirë në çështjet e biznesit. Ju duhet të kuptoni se çfarë përgjegjësish keni, në mënyrë që të jeni në gjendje të ndërmerrni veprimet e nevojshme korrigjuese në kohë.

DHJETË DITËSHI I DYTË
Në vitin 2019, është një vit kalimtar në të cilin jeni të ftuar të shihni përvojat që keni fituar që nga viti i kaluar dhe të kuptoni se çfarë keni nevojë për të ecur përpara. Jupiteri do të jetë tek Shigjetari gjatë gjithë vitit, duke ofruar ndihmë të rëndësishme financiare. Ju këshillojmë, të mos lodheni dhe të mos e ekzagjeroni pasi ndonjëherë do të menaxhoni financat tuaja në mënyra shumë të gabuara duke shpenzuar për blerjet e panevojshme. Më 3 Dhjetor, Jupiteri kalon në shenjën e Bricjapit dhe do të kujdeset për të sjellë njerëz të rinj për të mbushur “boshllëqet” e mbetura nga Saturni. Eklipset e vitit do të jenë të rëndësishme për ju dhe do t’ju sjellin mundësi për të marrë vendime në lidhje me një largim të mundshëm jashtë vendit apo edhe për të bërë një udhëtim të gjatë që do të luajë një rol vendimtar në mënyrën se si i shihni gjërat. Urani, mundëson fillimin e një periudhe ku do të ketë përmirësim të marrëdhënieve ndërpersonale.

DHJETË DITËSHI I TRETË
2019 është një vit që do t’ju ndihmojë dhe mund t’ju sjellë mundësi që do të ndihmojnë shumë në përmirësimin e situatës financiare. Përfitoni nga rrethanat që do të prezantohen për të punuar për qëllime financiare afatgjata dhe jo vetëm për ato afatshkurtra. Duhet të mësoheni të tregoni vetëpërmbajtje në harxhimin e të ardhurave sepse mund ta teproni me shpenzime të pa nevojshme. Saturni i cili do jetë ende tek Bricjapi, do krijojë kushtet e duhura për të marrë një diplomë të re ose për të filluar një gjuhë të huaj, pasi favorizon çështjet arsimore.

Ajo që duhet të mbani mend është se asgjë nuk mund të bëhet pa punë, por në fund rezultatet që do merrni do ja vlejnë dhe do merrni shpërblimin e merituar. Urani, i cili do të jetë në ditët e fundit të Dashit deri më 5 Mars, sugjeron që mund të ketë ndryshime në çështjet e punës ose mund të keni dëshirën për të lënë punën që keni aktualisht. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos tërhiqeni nga vendimet impulsive. Eklipset e vitit do jenë kryesisht në aksin e Gaforres-Bricjapit, duke sugjeruar që njerëzit do të luajnë një rol të rëndësishëm në vendimet tuaja. Eklipsi Hënor që do të zhvillohet më 16 Korrik mund të krijojë tensione mes jush dhe njerëzve në mjedisin tuaj familjar për shkak të mendimeve të ndryshme. Sugjerohet të silleni me kujdes dhe vëmendje.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb