DASHI
Jeta juaj ne çift do jete e qendrueshme dhe pa ndonje gje te jashtezakonshme. Do ndiheni mjaft mire prane atij qe dashuroni dhe mund te mendoni edhe per te zyrtarizuar gjithçka. Per beqaret do jete e veshtire te gjendet princi i kalter. Ka shume mundesi qe edhe sot ata te mbeten vetem.
DEMI
Dite tejet e paqendrueshme kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Nuk do arrini t’i zgjidhni as sot problemet qe keni pasur dhe situata do mbetet e trazuar. Ne planin financiar rekomandohet maturi. Nese keni nevoje kerkoni edhe ndihme nga familjaret.
BINJAKET
Planetet do jene te pozicionuar mire sot ne jeten tuaj ne çift dhe do ju drejtojne ne rrugen e duhur. Çdo gje do jete me e bukur se kurre me pare. Beqaret do ja kushtojne gjithe diten familjareve dhe nuk do mendojne aspak te kerkojne dashurine.
GAFORJA
Do qendroni me gjate prane partnerit tuaj sot dhe do flisni me te edhe per tema delikate. Gjithçka ka per te ecur ashtu si e keni deshiruar gjithmone. Beqaret do fiksohen pas nje personi dhe do bejne te pamunduren per ta terhequr ate pas vetes.
LUANI
Dite goxha e turbullt kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Do dalin ne shesh disa genjeshtra qe i keni thene dikur partnerit dhe besimi i tij kundrejt jush do lekundet. Ne planin financiar fati do jete me ju.
VIRGJERESHA
Dite e furishme kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Mund te dashuroheni plot pasion me partnerin ose mund te debatoni ashper me te per disa tema delikate. Beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do ndihen gati te hedhin çdo lloj hapi.
PESHORJA
Here do gezoheni e here do deshperoheni sot juve qe jeni ne nje lidhje. Asgje nuk ka per t’iu ecur ashtu si keni dashur. Shmangni sa te mundni marrjen e vendimeve. Ne planin financiar do jeni shume te matur dhe nuk do kryeni shpenzime te pamenduara. Gjendja do jete e kenaqshme.
AKREPI
Nuk do keni aspak deshire te beni tolerime sot ju te dashuruarit dhe kjo mund ta perkeqesoje akoma me teper jeten tuaj ne çift. Ne planin financiar do keni goxha veshtiresi, por fale perkujdesit dhe menyres se te menaxhuarit gjerat do vijne duke u permiresuar deri ne fund.
SHIGJETARI
Tensioni qe ka mbizoteruar ne jeten tuaj ne çift do shteroje gjate kesaj dite. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe do i zgjidhni edhe problemet e vjetra. Beqaret do jene realiste dhe do e dine mire çfare hapash te hedhin per ta bere per vete dike. Shume gjera kane per te qene me ndryshe sot.
BRICJAPI
Dite e begate dhe plot diell kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Do keni nje komunikim te ngrohte dhe partnerin dhe gjithçka do ece si e keni deshiruar gjithmone. Financat nuk do jene te keqija, megjithate mire eshte te mos nxitoheni kur te shpenzoni. Tregohuni te kujdesshem.
UJORI
Nese jeni ne nje lidhje, pasioni do shteroje sot dhe ka mundesi qe te rilindin mosmarreveshjet dhe debatet. Nuk do ndiheni aspak te qete prane atij qe dashuroni. Gjendjen financiare do mundoheni shume qe ta stabilizoni. Me pak perpjekje do ja dilni mbane me shpejt nga sa mendonit edhe vete.
PESHQIT
Disa planete do jene shume te favorshem per jeten tuaj ne çift sot. Ata do ju nxitin te keni me teper besim tek partneri dhe gjerat kane per t’iu ecur shume me mire. Per sa iu perket financave, do beni mire ta kufizoni disi veten sepse ne te kundert do kete tronditje te medha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb