Dashi

Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Perpiquni te dilni nga kjo gjendje.

Demi

Dielli dhe Merkuri do jene ne anën tuaj gjate kësaj dite. Harmonia dhe pasioni do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Disa mund te marrin edhe një vendim me rëndësi për te ardhmen.

Binjaket

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta.

Gaforrja

Jeta ne çift do jete e qëndrueshme sot. Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës dhe nuk do keni kontradikta. Vazhdoni ne këtë rruge dhe e ardhmja juaj do jete e ndritur.

Luani

Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha.

Virgjeresha

Klima ne çift do jete mjaft konfliktuale gate kësaj dite. Do debatoni edhe për gjerat me te vogla me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu mërzitë pa mase.

Peshorja

Çiftet do bëjnë gjithçka qe kane ne dore për te krijuar një ambient harmonik dhe te gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj te ngushte dhe do ia kaloni për mrekulli.

Akrepi

Pas një kohe jo shume te mire për jetën ne çift, sot do krijohet një klime e ngrohte dhe me romantike. Do afroheni me shume me partnerin dhe do ndiheni te qete ne shpirt.

Shigjetari

Lëreni me te lire partnerin sot dhe mos e teproni ne asnjë moment me xhelozinë. Nëse ai ka ndërmend te beje diçka askush nuk do mund ta pengoje, madje as ju.

Bricjapi

Rreziku për ndarje do jete i madh gjate kësaj dite. Mos e teproni me kritikat dhe mos këmbëngulni kot kur e dini se ideja juaj është e gabuar.

Ujori

Gjate kësaj dite do keni divergjenca me atë qe keni ne krah dhe kjo do iu beje te ndiheni keq. Hidheni jua hapin e pare për tu treguar tolerante.

Peshqit

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen ne jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb