Dashi

 

Do jeni te fiksuar pas një personi dhe do mërziteni tej mase kur te mos arrini ta bëni për vete. Neptuni do ju nxisë te bëni gabime ne planin financiar. Do kryeni shpenzime te pamenduara.

 

Demi

 

Duhet te dilni sa me tepër dhe te frekuentoni vende me shume njerëz. Kjo do iu japë mundësinë për te gjetur edhe princin e kaltër. Ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji strikte ne mënyrë qe t’ia dilni.

 

Binjaket

 

Nuk duhet te tregoheni impulsive sepse përndryshe do kenë probleme serioze. financat do vazhdojnë te mbeten te qëndrueshme për aq koha sa ju te vazhdoni te shpenzoni me kujdes e maturi.

 

Gaforrja

 

Do filloni një histori dashurie te bukur, por qe fundi do varet nga sjellja e juaj. Financat do vazhdojnë te mbeten ne një gjendje goxha delikate. Beni kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.

 

Luani

 

Kujdes me autoritetin e tepruar. Beqaret do ndihen gati për te filluar një histori dashurie. Financat do vazhdojnë te mbeten te mbrojtura dhe aspak problematike.

 

Virgjeresha

 

Do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe per te gjetur shpirtin binjak. Ne planin financiar mos humbni optimizmin dhe mos e lëshoni veten. Me pak mund t’i kaloni vështirësitë.

 

Peshorja

 

Gjerat e nxituara nuk janë te mira sidomos ne dashuri. Financat do jene goxha problematike. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes dhe do shpenzoni pa mase.

 

Akrepi

 

Nuk do ndiheni ende gati te filloni një histori dashurie dhe do qëndroni ende vetëm. Situata e financave do mbetet mjaft e mire. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni dashur.

 

Shigjetari

 

Te ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme, madje edhe te hiqni disa para mënjanë. Ne dashuri gjerat nuk po levizin shpejt.

 

Bricjapi

 

Duhet te ruani vetëkontrollin dhe te mos bëni hapa te nxituara. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja do jete akoma me e mire nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë.

 

Ujori

 

Do joshni persona te shumte sidomos ne pune, por serish nuk do ju mbushet aq shume mendja sa për te filluar një lidhje. Financat do jene problematike nëse shpenzoni pa mbarim.

 

Peshqit

 

Financat do jene shume te paqëndrueshme dhe problematike. Duhet te mateni mire para se te shpenzoni ne mënyrë qe situata mos ju dale jashtë kontrollit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb