Dashi
Dita nuk do te nise sic e kishit programuar, kjo pasi jeni ju ata qe nuk po arrini dot te vendosni rregull ne jeten tuaj. As me pak, dhe as me shume, prandaj mos u kapni me te tjeret. Mbase kjo vjen ngaqe keni qene shume te ngarkuar kohet e fundit, dhe keni nevoje per pak pushim.
Demi
Ditet qe keni kaluar prane njerzve qe ju duan kene qene te mrekullushme, prandaj mezi prisni qe te gjendeni serish prane tyre. Sot mund ti pershendetni me nje telefonate. Do vini re qe vetem zeri i tyre do ju beje te ndiheni mire, dhe ta shihni boten me nje sy me pozitiv.
Binjaket
Ditet tuaja do jene me te mira, neser i merrni parasysh keshillat qe do ju japin njerzit qe ju rrethojne, e vetmja gje qe duhet te beni eshte te degjoni. Zeri juaj nuk duhet te dale mbi te tjeret, ne te kundert do shkaktoni konflikt. Mesohuni me idene qe rregullat duhen zbatuar, edhe pse sot do ju duken strikte.
Gaforrja
Sot nuk do doni te jeni pjesmarres ne asnje eveniment apo bisede, pavarsish heshtjes suaj ju nuk do viheni re nga te tjeret, madje ata do e vleresojne qetesine tuaj. Ju keshilloj qe kete gjendje ta ndryshoni, pasi nuk eshte ne interesin tuaj “JO PJESMARRJA”
Luani
Sot do i perkushtoheni totalisht nje projekti, eshte dicka e re per ju, por me teper prespektive per te ardhmen. Pavaresisht kesaj, nuk duhet te rrini gjithe diten ne zyre duke punuar, pasi dhe ambjenti jashte do ju ofroje shume mundesi te reja qe mund tju ndryshojne jeten.
Virgjeresha
Do ju jepet mundesia te merrni pjese ne nje eveniment te mrekullushem sot, prandaj kushtojuni pamjes suaj te jashtme sot. Do shihni nje sere rastesh qe mund tju bejne te lumtur dhe nuk do dini se ke te zgjidhni. Balanconi opsionet, dhe zgjidhni me te miren per ju.
Peshorja
Do ja perkushtoni te gjithe diten sot njeriut tuaj te zemres, shfrytezojeni kete dite pasi do kaloni momente magjike. Mos lejoni qe mendime negative tju shkaktojne dyshimie, flisni hapur per cdo gje, kjo do ju beje qe te jetoni me te qete sebashku si te tashmen ashtu edhe te ardhmen.
Akrepi
Dikush do kete nje problem profesional per te zgjidhur sot, dhe do ju perfshije edhe juve, do jete pak e veshtire per tu zgjidhur, prandaj do nje vemendje te vecante. Do ja dilni mbane dhe te gjithe do ju shohin me nje sy ndryshe nga me pare, do kuptojne se kane njohur dhe aq mire afesite tuaja profesionale.
Shigjetari
I keni cuar disa “sinjale” dikujt qe ju pelqen, ju keshilloj te mos humbni kohe duke pritur nese ai e ka kuptuar apo jo “sinjalin” tuaj, nese vertet e pelqeni, thuajani “troc”. Mos pretendoni qe te tjeret jane ne mendjen tuaj. Zgjidhni se ke pelqeni vertet, dhe jepini vetes mundesine per te falur dhe marre dashuri.
Bricjapi
Mos lini cdo gje ne dore te fatit. Shprehini idete tuaja, pasi ju siguroj qe jane te vlefshme. Ju jeni mesuar te mos beni asgje pa marre opionionin e te tjereve. Risni vetbesimin, dhe do ja dilni me sukses.
Ujori
Cdo here qe keni dicka per zemer, nuk realizohet. Mos fajesoni askend, por gjejeni gabimin ke vetja. Mos qani, por punoni me fort per te mos deshtuar me. Ki parasysh se nuk mjafton vetem deshira e mire, por qe tja dalesh mbane, duhet shume pune.
Peshqit
Deshira juaj e mire per ti bere te gjithe te lumtur do ju veje ne veshtiresi. Cdo gje do kohen e saje, perqendrohuni te gjerat tuaja, lerini te tjeret ti bejne vete punet e tyre, pasi kane filluar te perfitojen nga bujaria juaj. Keshtu do e kuptoni kush vertet ju vlereson me teper per ate qe ju jeni .




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb