Dashi

Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. Edhe beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me surpriza.

Demi

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do iu jepet mundësia për te folur lirshëm me te dhe për te diskutuar gjere e gjate edhe mbi tema delikate.

Binjaket

Te dashuruarit duhet te hapin rruge here pas here ne mënyrë qe jeta ne çift te ece me se miri. Beqaret do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare.

Gaforrja

Planetët do ju bëjnë me te kthjellet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e konsolidoni tej mase lidhjen qe keni. Do i shihni gjerat me më tepër optimizëm.

Luani

Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithë kohës ta kontrolloni. Ndryshoni strategji sepse ne këtë mënyrë do jeni gjithë kohës ne ankth dhe nuk do ndiheni mire.

Virgjeresha

Nuk do ketë surpriza te mëdha gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Dëgjojeni me kujdes njeri-tjetrit.

Peshorja

Do kërkoni me shume qëndrueshmëri sot ne jetën tuaj ne çift sesa pasion. Me ne fund do gjeni kohen e duhur për te diskutuar gjere e gjate me partnerin për disa tema te veçanta.

Akrepi

Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe se bashku do i kaloni shpejt e shpejt te gjitha sfidat qe do ju dalin para. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim interesant.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume vëmendje se kurrë partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse po e late pas dore do ua rrëmbejnë përgjithmonë. Qe te ardhurat mos kenë vështirësi duhet te kufizoni sa te mundni shpenzimet.

Bricjapi

Dite e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua shprehe ndjenjat me mënyra te ndryshme.

Ujori

Fati do ju buzëqeshë sot juve qe jeni ne një lidhje. Lidhja do marre drejtimin e duhur dhe do ndiheni te sigurte qe doni te vazhdoni me tej.

Peshqit

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni gjithçka ne bashkëpunim me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb