Si mbyllet muaji maj për 12 shenjat e horoskopit dhe si nis qershori? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështje të rëndësishme? Prisni një ofertë pune? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar më shumë mbi ato që pritet t’ju ndodhin. (28/05/18 – 03/06/18)

DASHI

Lëvizje për përfitime ekonomike

Të përgjithshmet: Në fillim të javës merreni me shumë me të tjerët, por Hëna e plotë të martën në Shigjetar, megjithëse nuk është pa harmoni për ju, ju fton të ndryshoni botëkuptimin pasi disa nga perceptimet tuaja nuk kanë vend sot. Gjithashtu Merkuri të mërkurën kalon tek Binjakët, ky një pozicion i shkëlqyer për rastet që lidhen me punët tuaja. Bëni më shumë njohje dhe komunikoni mendimet tuaja më qetë.

Parashikimet në dashuri: Megjithëse aspektet personalet tuaja janë në një periudhë më të mbyllur, në mes të javës mund të merrni mbështetje të rëndësishme nga familjarët dhe të rregulloni situata në shtëpi dhe në familje. Ditët e së martës dhe të së mërkurës kanë surpriza të këndshme për ju.

Parashikimet profesionale: Të enjte dhe të premte janë ditë të shkëlqyera për çështjet që kanë të bëjnë me karrierën tuaj, por mos harroni se kjo kohë ju bën të jeni më të përmbajtur me shpenzimet që bëni.

DEMI

Ndaloni shpejtësinë

Të përgjithshmet: Java fillon duke u përpjekur të sqaroni nevojat tuaja, ndërkohë Hëna e plotë të martën në Shigjetari nxjerr në sipërfaqe nevojën tuaj për kontroll, si dhe disa fiksime që keni pasur më parë në lidhje me çështje të ndryshme. Nga ana tjetër, kjo javë ju bën më aktivë dhe pikëpamja pozitive e Jupiterit dhe Afërditës në pozita miqësore për shenjën tuaj sjell sukses në shumë fusha që nevojitet për veprim dhe diplomaci në të njëjtën kohë.

Parashikimet në dashuri: Keni kaluar nëpër një periudhë më dinamike të emocioneve, me shumë nevojë për siguri, dhe stabilitet, por të enjten dhe të premten gjendja juaj është më e lartë dhe doni të shihni miq.

Parashikimet profesionale: Kjo Hënë e plotë sjell në dritë disa detyrime financiare ose borxhe që mund t’ju shqetësojnë, ndërkohë të mërkurën Merkuri lë shenjën tuaj dhe shkon në një vend që sjell lëvizje dhe zhvillime financiare.

BINJAKËT

Merrni ndihmë, por të tjerët kanë fjalën e parë

Të përgjithshmet: Hëna e plotë të martën përballë me shenjën tuaj, e cila prek kryesisht ata që kanë ditëlindje këto ditë, sjell disa dilema ndërkohë po përpiqeni të gjeni stabilitet. Gjithashtu, sundimtari juaj, Merkuri kalon në shenjën tuaj dhe zbulon të gjithë sfondin që ekziston rreth jush në të kaluarën, si dhe komentet e favorshme ose të pa favorshme që bëheshin për ju, duke theksuar dhuntitë tuaja komunikuese.

Parashikimet në dashuri: Jeni në një kohë që favorizon ata që janë tashmë në një marrëdhënie, dhe jo ata që janë beqarë. Hëna e plotë mund të sjellë disa pyetje në lidhje me zgjedhjet e njerëzve që keni bërë.

Parashikimet profesionale: Vijnë mesazhe pozitive rreth financave tuaja, ndërkohë të enjteve dhe të premteve janë veçanërisht të dobishme për të gjetur zgjidhje për borxhet, detyrimet financiare ose çështjet e palës së tretë që lidhen me portofolin tuaj.

GAFORRJA

Qëllimet tuaja realizohen

Të përgjithshmet: Kjo javë është veçanërisht e rëndësishme për ju, ndërkohë Jupiteri në një pozitë të favorshme formon një pikëpamje pozitive me Afërditën në shenjën tuaj dhe tregon se si mund të bëni lëvizjet e duhura dhe të gjeni përkrahës duke hapur një dritare në fat dhe në dashuri. Nga ana tjetër Hëna e plotë e së martës në shigjetar, sjell presion në jetën tuaj të përditshme dhe më shumë stres.

Parashikimet në dashuri: Të enjte dhe të premte gjeni mundësi për të kontaktuar me personin që ju intereson. Por kujdes sepse Merkuri nga e mërkura kalon nga shenja juaj e mëparshme, kështu që inaugurohet një periudhë ku duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos marrë ndonjë koment te pafavorshëm.

Parashikimet profesionale: Është mirë të kufizoni qëndrimin tuaj ndaj humbjeve dhe ekzagjerimeve, ndërkohë Hëna e plotë prek profesionin tuaj, prandaj mbani një profil të përmbajtur në kontaktet tuaja me bashkëpunëtorët ose klientët.

LUANI

Mundësi!

Të përgjithshmet: Fillimi i javës është pozitive për ju dhe aspiratat tuaja, dhe Hëna e plotë e së martës në një pozitë veçanërisht të favorshme tregon se po arrini kulmin e përpjekjeve që bëni për të promovuar planet tuaja krijuese. Në të njëjtën kohë Jupiteri me një pikëpamje pozitive me Afërditën tregon se si luftoni për të pasur sukses dhe për të përmbushur dëshirat tuaja për shtëpinë ose familjen.

Parashikimet në dashuri: Jeni tashmë në një periudhë ku në aspektit tuaj personal ka më shumë stanjacion, për shkak të Afërditës në shenjën e mëparshme, ndërkohë Hëna e plotë mund të tregojë se si njeriu juaj i dashur ka nevojë për ju. Gjithashtu, të dielën kërkoni të joshni anën tjetër.

Parashikimet profesionale: Jeni veçanërisht produktiv në mjedisin tuaj të punës, ndërkohë Mërkuri shkon në një pozitë më të dobishme për shenjën tuaj, duke theksuar dhuntitë tuaja komunikuese. Në të njëjtën kohë do merrni informacione të rëndësishme për të promovuar qëllimet tuaja.

VIRGJËRESHA

Mendimet optimiste sjellin rezultate optimiste

Të përgjithshmet: Hëna e plotë e së martës në këtë fushë të horoskopit tuaj, i cili prek kryesisht ata që kanë lindur nga fundi i gushtit deri në fillim të shtatorit sjell një shqetësim në mjedisin e njohur dhe kjo mund t’ju shqetësojë. Përveç kësaj, kjo javë ju jep shtysën e nevojshme për të filluar zbatimin e planeve tuaja.

Parashikimet në dashuri: Jeni tani në një periudhë ku në aspektet personalet tuaja vazhdon të ndiheni më të sigurt, ndërkohë të enjte dhe të premte janë ditë të shkëlqyera për të joshur njerëzit tuaj të dashur dhe të ndani me ta momente të bukura. Në të njëjtën kohë, kufizoni impulsin tuaj.

Parashikimet profesionale: Të hënën bëni diskutime mbi punët ose çështjet e biznesit, por kujdes në shpenzimet që bëni. Përfundimisht, Merkuri nga e mërkura deri në horizontin e horoskopit tuaj, jep bazën e duhur për një fjalim në punën tuaj, por duhet të jeni më të kujdesshëm për ato që thoni.

PESHORJA

Lëvizshmëri në financa dhe kontakte

Të përgjithshmet: Hëna e plotë të martën në një vend miqësor për shenjën tuaj sjell nevojën për biseda më të qarta, pasi ka pikëpamje shumë të ndryshme në mjedisin tuaj dhe kjo nuk ju ndihmon në miratimin e drejtimit të duhur. Gjithashtu, Merkuri kalon nga e mërkura në një pozicion më të dobishëm për shenjën tuaj, duke sjellë njohje të duhura por edhe informacionin e duhur në momentin që ju nevojiten, për të promovuar të gjitha çështjet tuaja, por edhe një mënyrë më të këndshme të të menduarit.

Parashikimet në dashuri: Afroheni më shumë me njerëzit tuaj miqësorë, të cilët i sjellin favore personalitetit tuaj dhe menaxhoni më shumë nëpërmjet përpjekjeve kolektive. Të premten keni mundësi për argëtim dhe flirtim ndërkohë në fundjavë merreni me shtëpinë.

Parashikimet profesionale: Preferoni të enjten dhe të premten që të merreni me portofolin tuaj, ndërkohë java ofron mundësi të mëdha për një subjekt ekonomik, pasi doni të bëni më shumë dhe të dukeni produktiv.

AKREPI

Nevojë për stabilitet dhe rritje

Të përgjithshmet: Java fillon me ju të merreni me nevojat tuaja të martën, ndërkohë Jupiteri në shenjën tuaj në një vështrim të favorshëm me Afërditën tregon se fati është më shumë me anën tuaj, në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.

Parashikimet në dashuri: Të enjte dhe të premte disa fytyra të mjedisit tuaj ju shqetësojnë me rastet e tyre. Në përgjithësi këtë javë jeni në një periudhë më të dobishme të emocioneve, me më shumë kontakte sociale, ndërkohë fokusoheni më shumë në ndjenjat tuaja me Afërditën në “kërcim” me Jupiterin.

Parashikimet profesionale: Hëna e plotë të martën në sektorin financiar sjell disa shqetësime për të rritur përpjekjet tuaja, ndërkohë stresi nuk mungon. Gjithashtu, që nga e mërkura diskutoni për financat e palës së tretë në mënyrë indirekte me portofolin tuaj me kalimin e Merkurit tek Binjakët.

SHIGJETARI

Egoizmi, por edhe mundësi profesionale

Të përgjithshmet: Në fillim të javës vëmendja juaj përqendrohet në qëllimet tuaja, ndërkohë Hëna e plotë të martën në shenjën tuaj, e cila ndikon kryesisht tek ata që kanë lindur në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, sjell kulmin për çështjet që janë shqetësuese për ju në këtë periudhë. Në përgjithësi këtë javë, është më e madhe nevoja për më shumë kontroll të situatave, si dhe të keni mundësi të shihni nevojat tuaja të vërteta.

Parashikimet në dashuri: Nga e mërkura, Merkuri kalon përballë jush dhe sjell favor për komunikimin e marrëdhënieve tuaja ndërpersonale, ndërkohë njohjet e reja apo kontaktet janë një skenar i mundshëm për shumë përfaqësues të subjektit tuaj. Në përgjithësi ka më shumë lehtësi në komunikim.

Parashikimet profesionale: Këtë javë duhet të shikoni lëvizjet tuaja, pasi sjellin lajme të mira për profesionin tuaj, të cilat kanë një mundësi të rëndësishme. Gjithashtu, mos bëni hapa të nxituara të martën, edhe nëse financimet janë të favorizuara.

BRICJAPI

Planet krijuese vazhdojnë, pavarësisht nga stresi

Të përgjithshmet: Kjo javë është veçanërisht e rëndësishme për ju, edhe pse në fillimin e saj stresoheni për gjëra që nuk shkojnë siç dëshironi, siç tregon Hëna e plotë të martën në shenjën e mëparshme. Jupiteri favorizohet në shenjën tuaj në një pikëpamje pozitive me Afërditën, ku dëshmon se planet tuaja krijuese po ecin dhe mund të gjeni zgjidhje për çështjet që ju kanë shqetësuar.

Parashikimet në dashuri: Të enjten dhe të premten në përgjithësi keni mundësi për t’u afruar me fytyrat e rrethit tuaj miqësor. Por kujdesuni këtë javë për të përfituar nga mundësitë shumë të rëndësishme për çështjet e zemrës.

Parashikimet profesionale: Merkuri nga e mërkura kalon në një pozicion që favorizon përpjekjet tuaja në punë, duke trajtuar detaje më të mira praktike në mjedisin e punës. Në përgjithësi mund të komunikoni më mirë me kolegët.

UJORI

Situatat në shtëpi po përmirësohen

Të përgjithshmet: Fillimi i javës shkon në nivele të jashtme, duke u përpjekur të shihni punët tuaja të ecin, ndërsa Hëna e plotë të martën në një pozitë miqësore sjell kulmin e përpjekjeve tuaja për të materializuar planet tuaja. Ndërsa të mërkurën, Merkuri ndryshon pozicionin dhe shkon në fushën tuaj erotike duke sjellë lajme, mesazhe, fytyra, takime me njerëzit tuaj të dashur.

Parashikimet në dashuri: Edhe pse personi juaj është në një klimë pozitive, të enjten dhe të premten janë ditë të dobishme për t’u çlodhur, duke shmangur turmat, ndërkohë të dielën jeni përqendruar në dëshirat tuaja, por Marsi në shenjën tuaj ju bën kundërshtues.

Parashikimet profesionale: Përgatitni lëvizjet tuaja deri në gjysmën e javës, ndërkohë Hëna e plotë ju kujton se ndonjëherë me kolektivitetin tuaj dhe pjesëmarrjen tuaj në grupe mund të bëni më shumë në lidhje me iniciativën individuale. Por kujdes me borxhet tuaja!

PESHQIT

Mundësi por dhe ekzagjerime!

Të përgjithshmet: Hëna e plotë të martën në horizontin e horoskopit tuaj, ndikon kryesisht ata që kanë lindur në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit dhe sjell disa dilema rreth imazhit që nxirrni. Gjithashtu të mërkurën Merkuri shkon në horoskopin tuaj në lidhje me shtëpinë dhe familjen, duke ju sjellë më afër familjes suaj, duke e bërë më të vështirë komunikimin me të tjerët.

Parashikimet në dashuri: Janë ditë të mira për aspektet tuaja personale, ndërkohë të enjten dhe të premten miqtë ju ndihmojnë. Në të njëjtën kohë, Jupiteri dhe Afërdita së bashku në një pikëpamje pozitive mund të sjellin mundësi për ndjenjat për ata që kanë lindur në mars, duke parashikuar një dashuri të re për disa Peshq beqarë dhe një ringjallje të pasionit për ata që tashmë janë në një lidhje.

Parashikimet profesionale: Megjithatë, Hëna e plotë prek drejtpërdrejt dhe fushën e karrierës suaj, kështu që nuk përjashtohen kërkesat që kanë nga ju disa persona prestigjioze që ju lodhin.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb