Një parashikim të gjerë për gjithçka ndodh në vitin 2018 për secilën nga 12 shenjat e horoskopit e sjell për “BalkanWeb” astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ditë pas dite “BalkanWeb” do të publikojë parashikimin për çdo shenjë. Çfarë i pret në 2018, ku do të kenë më shumë sukses në dashuri, apo karrierë? Cilat janë datat më me fat dhe çfarë duhet të bëjnë, Këto dhe të tjera detaje mund t’i lexoni më poshtë.

PESHQIT
Për ju të kësaj shenje duket se fillimi i vitit ju bën pak të stresuar, por kjo lidhet më tepër me planet që keni për të ardhmen dhe një çështje të vjetër ekonomike, por në këtë aspekt nuk është problem sepse do të keni periudha të mira që mund ta merrni veten dhe të përshtateni mëse mirë në ndryshimet që do vijnë për ju të kësaj shenje. Do t’ju jepet një mundësi shumë e mirë në lidhje me anën ekonomike ku do të keni mundësi për të stabilizuar ekonominë tuaj dhe kjo ju ndihmon shumë në realizimin e objektivave që i keni vënë vetes.

Qershori dhe korriku janë muajt më të mirë, ku në këto periudha mund të keni stabilizuar punën tuaj dhe rritjen ekonomike. Një periudhë shumë e mirë kjo për në vazhdim sepse koha ka treguar që juve të shenjës së Peshqve, jeni shumë këmbëngulës në gjërat që ju interesojnë , pra nuk keni pse ëe shqetësoheni në këtë aspekt. Periudha që është në favorin tuaj është ajo nga maji deri në tetor. Në këtë hark kohor mund të realizoni gjërat që ju interesojnë si puna, dashuria, ekonomia. Mund të ndodhë që ju të kësaj shenje të fitoni ca para pa shumë mund, në formë llotarie. Pse jo fati në lojëra e llotari do t’ju buzëqeshë veçanërisht të lindurve në datat 1, 6, 14, 18. Nëse dëshironi të bashkëpunoni në ortakëri, është mirë që më parë të bëni përllogaritje se fare doni ju te beni dhe ne cfare fushe biznesi deshironi te investoni , eshte shume e rendesishme te studioni tregun sepse nga nje gje shume e vogel e paperfillshme, mund te dalin problem te medha.

DASHURIA
Ky vit ju jep një dorë të mirë në stabilizimin e anës shpirtërore dhe një mundësi më tepër për ju që jeni të palidhur. Do keni mundësi në kohë të ndryshme të vitit të stabilizoni një herë e mirë lidhjen. Ajo që do të duket më tepër është pas datës 15 maj kur Urani shkon në Dem dhe ju jep mundësi për të stabilizuar lidhjen apo për ju që jeni në pritje për një shtatzani, i keni të gjitha mundësitë për kësisoj gjërash. Pak kujdes duhet të beni në kohën e eklipseve sepse në këtë periudhë fillojnë grindjet, ndarjet, problemet familjare etj.

Eklipset për këtë vit janë nga data 31 janar, eklipsi i Hënës në Luan 15 shkurt, eklipsi i Diellit në Ujor 27 korrik, eklipsi i Hënës në Ujor si dhe eklipsi i fundit për këtë vit është 11gusht, eklipsi i Diellit në Luan në këto periudha mund të flitet shumë gjëra por pa baza si në punë dhe në ekonomi, dashuri apo diçka tjetër. Në këto data është mirë të bëni pak kujdes më tepër, kurse datat më të mira për këtë vit janë:

Janar: 01-11
Shkurt: Nga data 08-22
Mars: Nga data11-19 dhe 27-30
Prill: Nga data 03-09 dhe 17-25
Maj: 11-17
Qershor 05-10,18-22, 27-30
Korrik: 18-30
Gusht: I mirë në përgjithësi në dashuri, por mund të veçojmë këto data 17 e tutje si më idealet
Shtator: 18-25
Tetor: 01-13
Nëntor: 18-28
Dhjetor 01,09,13,18,25,dhe 27

KARRIERA DHE EKONOMIA
Në lidhje me karrierën dhe ekonominë jeni në rrugë të mbarë. Përsa i përket punës dhe anës ekonomike është një vit që do t’ju ndihmojë jashtë mase në vendimet që do të merrni tani në fillim viti dhe në shkurt. Po ashtu është një mundësi shumë e mirë dhe mjaft ideale për ju të kësaj shenje. Më e mira si kohë është nga data 15 maj deri në mes të qershorit, ku do të ndodhin dhe ndryshimet në punën tuaj. Ndryshimi është në të mirën tuaj dhe do t’ju jepen mundësira akoma dhe në zgjidhje të çdo problemi që mund të keni pasur më parë, gjithmonë synoni të jeni sa më lart. Do t’ja arrini sepse keni shumë favorizime, përsa i përket karrierës në këtë drejtim aty nga mesi i shtatorit deri dhe në dhjetor. Nuk përjashtohet mundësia të bëni udhëtime pune jashtë dhe të bëni dokumenta të përhershme falë ndihmesave që mund t’ju jepen në këto periudha. Një vit që do ta mbyllni me pluse dhe jo minuse, në lidhje me karrierën dhe mundësitë që do t’ju ofrohen në muajt në vazhdim. Pak kujdes në eklipset vetëm ne ato data beni kujdes, ekliset jane nga data 31 janar,eklipsi i Henës në Luan 15 shkurt, eklipsi i Diellit në Ujor 27 korrik, eklipsi i Henës në Ujor si dhe eklipsi i fundit për këtë vit është 11gusht, eklipsi i Diellit në Luan. Në këto periudha, mundohuni të jeni pak më të vëmenshëm se çdo kohë apo muaj tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: