Dashi

Po shihen lëvizje të mira. Njerëzit janë në humor dhe të predispozuar për të folur më shumë me ju. Jeta juaj sentimentale është interesante këtë javë. Një takim në veçanti do t’ju japë zemër më shumë se gjithçka. Duhet ta kapni shansin sot. Lini mënjanë nostalgjinë që ju ka bërë të varur prej kujtimeve të së shkuarës.

Demi

Erdhi momenti për të vënë pikat mbi i. Sot do të jeni me shumë iniciativë për të shprehur ndjenjat tuaja. Mos refuzoni flirtet se prej tyre mund të lindë dashuria e jetës. Në punë po dukeni gjithmonë dembelë dhe indiferentë. Për sa i përket problemit shëndetësor që ju ka shqetësuar ditët e fundit, nuk duhet të shqetësoheni më pasi gjithçka do të marrë fund dhe do i
riktheheni ritmit normal.

Binjakët

Kohë e artë për ju binjakët. Takimet ju ofrojnë shumë mundësi dhe zgjedhje. Sa më shumë të dilni dhe të përfshiheni në gjëra të ndryshme, aq më e madhe është mundësia që të takoni dikë special. Duhet të tregoni kujdes dhe të mos jeni të butë me të tjerët. Për sa i përket çështjeve financiare, do të merrni një lajm të mirë dhe do të kryeni të gjitha shpenzimet që dëshironi, por pa harruar se jo çdo gjë e bukur zgjat shumë.

Gaforrja

Kapni shansin me dashurinë sot. Sigurohuni që të përdorni të gjithë atë energji të mrekullueshme që prej kohësh ju ka bërë tjetër njeri. Është koha të pranoni një ftesë për takim. Tregoni kujdes të shtuar sot. Mund të merrni një lajm për një person që dikur ju ka bërë të ndiheni keq.

Luani

Të gëzoheni apo të trishtoheni? Do keni fat në dashuri dhe aspak me paratë. Ju keni anuar gjithmonë nga zemra, ndaj nuk ju hynë në sy çështjet ekonomike. Rënditja e planeteve do t’ju sjellë mundësinë që të dilni në një takim me një person. Do t’i kushtoni vëmendje paraqitjes së jashtme. Do të merrni një lajm të mirë për familjen tuaj dhe do të gëzoheni. Plani juaj për të ndryshuar punën mund të realizohet shumë shpejt, mos u nxitoni në negociata.

Virgjëresha

Kujdes virgjëresha, do të jetë një ditë mjaft pozitive dhe interesante ku do të merreni me projekte të mëdha, por të dyshimta. Mundohuni t’i shikoni zhvillimet nga larg për të kuptuar se ku duhet të pozicionoheni. Durimi juaj mund të testohet shumë herë. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë dhe do të kalojnë momente romantike, beqarët do kënaqen duke ëndërruar për ditë më të mira. Ekonomikisht po ngjiteni shumë lart.

Peshorja

Mund të konfliktoheni me një njeri që e keni përzemër, por koha do të tregojë se e drejta është në anën tuaj. Mëritë e vjetra nuk kanë tashmë asnjë vlerë. Bëni ca kohë pushime për të ftohur zellin që keni për thashetheme. Peshoret beqare do e kalojnë këtë me flirte pasionante që do mbeten vetëm të tilla nëse nuk guxoni të hiqni dorë nga egoja juaj.

Akrepi

Akrepë, i keni të gjithë kundër kur ju duhet të mbroheni ligjërisht. Shikoni me durim brenda vetes dhe qëndroni, i drejti fiton. Kujdes duhet treguar me limitet e kohës dhe gjetjen e personave që kanë energjinë për t’i çuar gjërat deri në fund. Një dashuri e hershme do ju rikthehet për t’ju bërë më të fortë se kurrë. Profesionalisht do jeni shumë të impenjuar deri në fund të kësaj fazë kalimtare.

Shigjetari

Rutina nuk është në natyrën tuaj, ndaj dilni prej saj. Miq të vjetër presin të riktheni edhe tek ata dëshirën për inciativa të reja, të rrezikshme, por plot pasion. Profesionalisht jeni të paqëndrueshëm, dhe kjo ju penalizon financiarisht. Mos prisni t’ju nxjerrin të tjerët nga balta. Një dorë e mirë frymëzimi vjen nga kozmosi dhe kjo do ju qetësojë herë pas here.

Bricjapi

Vizionet tuaja për të ardhmen rrahin vetëm tek paratë. Përvishjuni planeve që keni dhe mund t’ia dilni mbanë. Koha që keni kaluar me partnerin ju bën të ndiheni sikur jeni zgjuar nga një gjumë i thellë. Merreni shtruar një përpjekje që do hëhet për t’ju futur shkopinj nën rrota dhe vazhdoni përpara.

Ujori

Në çështjet e dashurisë mund të keni disa surpriza të këndshme ditën e sotme. Vetëm për shkak se madhështia juaj nuk ka patur mundësi të shfaqet kohët e fundit, nuk do të thotë se ju mungon talenti. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe mund të kryeni dhe një udhëtim të shkurtër. Për sa i përket financave, duhet të keni kujdes.

Peshqit

Hej peshq, keni humbur arsyen pas intrigave. Paqja nuk është motivi juaj dhe po humbisni çdo ditë ato cilësi që jua donin shumë të tjerët. Shkundni pluhurin e rehatisë dhe punoni për të arritur atje ku ishit. Kjo periudhë do ju bëjë të dashuroni me rezerva dhe të dyshoni më shpesh për partnerin tuaj. Hidheni vështrimin më larg!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: