DASHI
Do keni nevoje per ndryshime sot juve qe jeni ne nje lidhje keshtu qe flisni hapur me partnerin dhe bashkepunoni se bashku per çdo gje. Beqaret do fiksohen pas nje personi dhe nuk do i ndahen derisa ta bejne per vete. Shume gjera kane per te ndryshuar per ta.

DEMI
Do kete edhe pasion, por edhe konflikte te zjarrta sot ne jeten tuaj ne çift. Emocionet do jene ne çdo moment te fuqishme. Ne planin financiar duhet ta shtrengoni fort rripin e shpenzimeve sepse perndryshe do keni veshtiresi.

BINJAKET
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft i favorshem sot per jeten sentimentale te çifteve. Do qendroni me shume kohe me partnerin dhe do i tregoni atij disa detaje te se shkuares qe kurre me pare nuk i kishit prekur. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe çdo gje ka per te ecur me se miri.

GAFORRJA
Dite mjaft e qendrueshme dhe emocionuese kjo e sotmja. Do ja kaloni per mrekulli prane atij qe dashuroni dhe nuk do doni te ndaheni per asnje çast. Beqaret do gjenden perballe nje zgjedhjeje te veshtire. Merrni kohen e duhur per t’u menduar para se te veproni.

LUANI
Duhet te keni me teper besim tek partneri juaj gjate kesaj dite dhe ta lini te lire veten ne krahet e tij. Do e shihni qe do ndiheni si ne enderr. Beqaret do jene gjithe kohes ne kerkim, mirepo as sot nuk do arrijne ta gjejne ate qe kerkojne. Financat do jene te mira. Shlyeni sa me pare borxhet qe me pas te mendoni per shpenzimet e nevojshme.

VIRGJERESHA
Do kete mosmarreveshje pa fund gjate kesaj dite ne jeten tuaj ne çift. Nuk do hapni rruge ne asnje moment dhe partnerin kjo do e merzite me shume. Beqaret do e takojne me ne fund princin e tyre te kalter dhe do fillojne nje tjeter etape ne jeten e tyre.

PESHORJA
Kontrollojeni veten sot ju qe jeni ne nje lidhje nese nuk doni qe te lindin probleme dhe mosmarreveshje me vone. Mos e lendoni partnerin atje ku i dhemb me shume. Gjendja e financave nuk do jene as delikate, por as e shkelqyer. Mund te beni thjesht shpenzime te vogla e te domosdoshme.

AKREPI
Do kaloni nje dite shume te bukur sot prane partnerit tuaj dhe kenaqesite do jene te paimagjinueshme. As vete nuk e keni menduar me pare se gjerat do ju ecnin kaq mire pas periudhes delikate qe keni kaluar. Beqaret duhet ta kontrollojne veten dhe jo te ecin kuturu pas dikujt.

SHIGJETARI
Dite e mbushur me genjeshtra do jete kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Asgje nuk ka per te shkuar si duhet me personin qe keni ne krah dhe debatet do jene te pafundme. Beqaret ka rrezik te zhgenjehen shpejt nese nuk tregohen te matur me hapat qe do hedhin.

BRICJAPI
Ne pergjithesi jeta juaj ne çift do jete goxha e qendrueshme. Ne mengjes do kete disa debate te vogla te cilat do zgjidhen ne çast. Ne aspektin profesional shfrytezoni çdo mundesi qe do ju jepet sepse rralle do vijne momente te tilla. Financat pritet te mos perbejne asnje lloj problemi nese vazhdoni t’i menaxhoni me maturi.

UJORI
Ka rrezik qe t’ia ktheni kurrizin partnerit tuaj sot dhe te merreni me te tjera çeshtje te rendesishme. Ai ne fakt do ndjehet keq dhe mund te kerkoje ngushellim diku tjeter. Me financat ka rrezik te beni gabime te medha duke shpenzuar pa u menduar aspak.

PESHQIT
Dita e sotme do nise e zymte.Tensioni do mbizoteroje qe ne mengjes dhe deri ne oret e mesdites, por mbremja do ndryshoje krejtesisht. Do i zgjidhni problemet dhe do dashuroheni si kurre me pare. Financat do mundoheni t’i mbani te stabilizuara me çdo lloj menyre. Do jeni te qete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb