Dashi
Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin përplasjet me të tjerët. Ekziston rreziku i një konflikti me një nga fqinjët tuaj ose me një koleg në punë. Sa i përket familjes, shoqërisë dhe dashurisë, mund të ketë situata të paparashikuara. Tregohuni të vëmendshëm ndaj detajeve, tregoni takt dhe durim ndaj personave më të dobët se ju.
Demi
Mund të keni mungesë mbështetjeje nga të dashurit tuaj ose vështirësi në kuptimin e mendimeve të tyre. Vizita e një të afërmit, me të cilin nuk komunikoni prej kohësh, do t’ju shqetësojë. Megjithatë, mos ndryshoni planet gjatë ditës së sotme.
Binjakët
Ekziston mundësia të keni probleme me shëndetin gjatë kësaj të shtune. Shmangni ushqimet që nuk i keni provuar ndonjëherë, por edhe ushqimet me shumë kalori. Komunikoni më shumë me të afërmit tuaj. Binjakët që janë në një marrëdhënie duhet të gjejnë më shumë kohë për romancë.
Gaforrja
Nuk përjashtohen surpriza mjaft të këndshme gjatë ditës së sotme. Të ardhurat tuaja do të rriten dhe mund të bëni një blerje që kishit kohë që e dëshironit. Beqarët e kësaj shenje mund të njohin njeriun ideal për një marrëdhënie romantike. Ata që janë në një lidhje, rekomandohet të monitorojnë partnerin/partneren.
Luani
Luanët mund të ndihen të lodhur nga kjo ditë e paparashikuar. Nuk është ide e mirë të bëni plane sot, pasi gjërat do të ndryshojnë vazhdimisht. Një i afërmi juaj mund të kërkojë ndihmë. Mund të kryeni disa shpenzime të vogla, të cilat do t’ju kënaqin.
Virgjëresha
Përpiquni që në këtë ditë pushimi të mos mendoni për problemet. Megjithatë, ka gjasa që disa punë të papërfunduara t’ju shkaktojnë stres. Kaloni më shumë kohë në natyrë ose kryeni aktivitete sportive. Ata që janë në kërkim të dashurisë, nuk përjashtohet mundësia që sot të takoni njeriun e zemrës suaj.


Peshorja
Tregohuni të kujdesshëm nëse takoni miq të rinj. Ekziston mundësia që dikush të përfitojë nga bujaria juaj. Kushtojini kohë dhe energji familjes suaj. Në mbrëmje mund të përballeni me një konflikt në familje. Rekomandohet të shmangni çdo temë delikate.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë nevojë për këshillën e dikujt ose për ndërhyrjen e një specialisti. Përfshihuni më shumë në punët e shtëpisë dhe mos neglizhoni riparimet e pajisjeve elektrike. Sa i përket lidhjes suaj në çift, mund t’ju duhet t’i vërtetoni partnerit/partneres suaj sinqeritetin në lidhje me ndjenjat kundrejt tij/saj/.
Shigjetari
Kjo e shtunë premton të shndërrohet në një ditë krejtësisht relaksuese. Askush nuk do t’ju sjellë probleme dhe do të ndiheni tërësisht të qetë. Për të vetmen gjë që duhet të bëni kujdes është konsumimi i ushqimit në një restorant që nuk keni qenë më parë.
Bricjapi
Ka gjasa që kjo ditë të mos jetë aspak një ditë pushimi, por e ngarkuar me shumë punë. Mundësia për tu relaksuar është mjaft e pakët. Rekomandohet të ndryshoni stilin e veshjes ose arredimin e shtëpisë për të dalë nga monotonia.
Ujori
Ujorët do të ndihen të qetë këtë të shtunë dhe do të kenë kohë mjaftueshëm për tu relaksuar. Disa do të preferojnë të qëndrojnë vetëm në shtëpi për tu çlodhur nga java e ngarkuar që mund të keni pasur. Nuk është dita e duhur për t’i shprehur dashurinë dikujt.
Peshqit
Disa persona të kësaj shenje do të zhyten në botën e tyre të brendshme, çfarë do të sjellë pakënaqësi për familjarët. Rekomandohet të dilni nga kjo gjendje dhe të shijoni ditën. Çdo ide kreative është e mirëpritur.