DASHI
Pa marre parasysh shpirtin e madh te dikujt apo premtimet e tij, vereni gjera qe shkojne ne rruge te gabuar. Nuk mund te ndikoni ne rrethana te ndryshme ne skenen afariste dhe te veproni me nervoze ne raport me bashkepunetoret. Per fat te keq, ndodhite ne boten intime nuk jane sipas matjeve dhe shijes suaj. Partneri juaj ua ben me dije qarte se nuk eshte i interesuar per idete e juaja.

DEMI
Nuk do keni aspak deshire te beni tolerime sot ju te dashuruarit dhe kjo mund ta perkeqesoje akoma me teper jeten tuaj ne çift. Beqaret nga ana tjeter do ndihen gati te bejne çdo lloj çmendurie vetem qe ta terheqin pas vetes personin qe pelqejne.

BINJAKET
Kontrolloni nese dikush eshte duke luajtur me besimin tuaj apo eshte ndonje mosmarreveshje e perbashket afariste. Nuk keni nevoje te vajtoni per mundesite e humbura, koleget e aferm nuk do te lejojne qe te vuani per shkak te ca interesave te imeta. Gjerat qe sipas jush duken interesante dhe te pelqyeshme partneri i sheh me nje doze mosbesimi dhe ka qendrime te ndryshme.

GAFORJA
Dite e veshtire dhe e mbushur me mosmarreveshje te shumta kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Merrini gjerat me qetesi dhe mos e nderprisni per asnje moment komunikimin. Beqaret do realizojne nje takim fantastik i cili do i beje te enderrojne.

LUANI
Do keni disa dyshime sot per partnerin tuaj dhe nuk do beni ato qe do ju thote zemra. Mos u mundoni ta kontrolloni ate ne çdo moment, por flisni hapur dhe pa dorashka. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin.

VIRGJERESHA
Jeta sentimentale e çifteve do jete pergjithesisht e mbrojtur sot. Nuk ka per te ndodhur asgje e keqe as per ata qe se fundmi kane pasur probleme e veshtiresi. Financat do vazhdojne te mbeten gjithe kohes te ekuilibruara. Nuk priten aspak probleme e veshtiresi.

PESHORJA
Do qendroni me gjate prane partnerit tuaj sot dhe do flisni me te edhe per tema delikate. Gjithçka ka per te ecur ashtu si e keni deshiruar gjithmone. Beqaret do fiksohen pas nje personi dhe do bejne te pamunduren per ta terhequr ate pas vetes.

AKREPI
Dite tejet e paqendrueshme kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Nuk do arrini t’i zgjidhni as sot problemet qe keni pasur dhe situata do mbetet e trazuar. Beqaret do tregohen te arsyeshem dhe nuk do i pranojne te gjitha ftesat qe do ju behen. Keshtu do e mbrojne veten.
SHIGJETARI
Ata qe jane ne nje lidhje do kene nje dite mjaft te qendrueshme dhe here pas here te mbushur me emocione. Do ndiheni mire dhe te plotesuar. Beqaret do bejne ate qe do ju thote zemra ne çdo moment. Ne kete menyre do perjetojne edhe me teper kenaqesi.

BRICJAPI
E teproni me obligimet qe i veni para bashkepunetoreve, ju presin komente jo te mira dhe mospelqim nga disa. Nuk keni nevoje te hyni ne marredhenie konflikti me ndonje person me ndikim. Mosmarreveshjet qe ju presin ne jeten intime nuk jane te parendesishme mirepo nuk jane aq serioze sat e duhet te perseriten shpesh, mos lejoni qe mosmarreveshjet e fundit te kulminojne.

UJORI
Dite e furishme kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Mund te dashuroheni plot pasion me partnerin ose mund te debatoni ashper me te per disa tema delikate. Beqaret do marrin bekimin e yjeve dhe do ndihen gati te hedhin çdo lloj hapi.

PESHQIT
Jeni te brengosur per shkak te fjaleve te dikujt, edhe ate me arsye te mire. Qe te ruani interesat e juaja afariste, eshte e domosdoshme qe te sherbeheni edhe me pak dinakeri. Ne jeten tuaj intime me teper ju pengon euforia e partnerit te cilen e vereni ne çdo gjest, sesa terheqja emocionale dhe pasiguria qe ju percjell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: