Dashi
Duhet ti lini pretendimet ne diten e sotme, ne te kundert do humbisni nje kontrate shume te rendesishme per ju, ose perdorin sharmin tuaj per te bindur te tjeret se ajo qe ju sygjeroni eshte e duhura. Do ju jepen shume mundesi, me qetesi zgjidhni te duhuren, e tashmja ka rendesi per ju. Pasi nuk dihet sa cfare do ndodhi ne te ardhmen.

Demi
Cdo here qe merrni nje projekt pune te rendesishem, dhe qe ju merr teper kohe, shqetesoheni per partenerin tuaj. Mos e vini ne diskutim dashurine e tij, prandaj vazhdoni punen qetesisht. Do arrini ti mbani te dyja afer vetes si punen ashtu dhe dashurine. Nje lidhje e matur dhe e forte si e juaja nuk rezikohet nga largesia.

Binjaket
Jo gjithmone do gjeni te gatshem njerez qe ju ndihmojne, ndodh ndonjehere tju thone dhe “JO”, mos u acaroni por kuptoni qe gabimi mbase qendron dhe ke ju. Ne mbremje do ju vije nje oferte per nje projekt te madh, shfrytezojeni si mundesi.

Gaforja
Dini shume mire te silleni me te gjithe njerzit qe ju rrethojne, vazhdoni keshtu pasi eshte e vetmja menyre per te fituar besimin e te tjereve. Do ju vije ne dore nje pune qe e keni enderuar prej kohesh, miqte do ju mbeshtesin, keshtu qe punoni fort per te arritur objektivat tuaja.

Luani
Jeni marre me shume sec duhet me gjerat tuaja personale dhe keni lene mas dore punen, kthejeni vemendjen atje, perkushtojuni, pasi ne te kundert mund ta humbisni. Nese ju tregoni pak me shume interes, jo vetem qe do vazhdoni te punoni atje, por mund te keni dhe ritje ne detyre.
Virgjeresha
Sot do jete nje dite e qete, ngrohetesia e familjes do ju jape shtyse te bisedoni me ta nje ceshetje qe ju mundonte prej kohesh. Jeni ne rrugen e duhur, pasi familja jo vetem qe nuk te braktis asnjehere por do ju japin keshilla mjaft te vlefshme, te cilat do i vini menjehere ne zbatim.

Peshorja
Nese keni dike te vecante qe ju jep keshilla te vlefshme, atehere sot eshte momenti i duhur per te vrapuar tek ai dhe ti tregoni gjithcka qe ju shqeteson. Mos u shqeteso se cfare do mendoje per ju, perkundrazi do ju ndihmoje jo vetem me keshillat e tij. Prandaj mos humb me kohe.

Akrepi
Jo cdo here qe keni nje problem duhet ta ktheni ne nje tragjedi, njerzit rrotull jush nuk kane pse te degjojne ankesat tuaja, edhe per situatat me te parendesishme. Perballuani me problemet, me force dhe vendosmeri do ja dilni mbane. Mbas kesaj do ju vleresojne edhe me teper.

Shigjetari
Mbase arrini ti mbani nen kontroll obligimet tuaja, por ajo qe ju shqeteson eshte paraja, e cila iken sapo e merni. Duhet te hiqni dore per pak kohe nga “Shopping” dhe darkat jashte me miqte tuaj. Kurseni pasi ne nje moment me te vone do ju duhen “para”

Bricjapi
Do kaloni nje situate te veshtire financiare, prandaj dhe ju duhet te hiqni dore nga “Shopping” i tepruar sic jeni mesuar zakonisht. Keshtu do te shmangni dhe debatet me partnerit tuaj. Bindeni veten se te tjeret nuk ju vleresojne per ate cka vishni. Vendosni ne pune logjiken, dhe tregohuni me te pergjegjshem.

Ujori
Do keni luhatje humori sot, nuk do ju pelqeje asgje nga ajo qe do ju thone apo nga ambjenti qe ju rrethon, prandaj per te shmangur konflikete mbase eshte mire te beni nje udhetim per tu larguar nga te gjithe dhe nga gjithcka. Edhe pse njerez qe ju vleresojne do jene kunder ketij udhetimi, ju keshilloj te largoheni per pak dite, vetmia do ju beje te reflektoni rreth gjithckaje dhe do ktheheni plot ide te reja.

Peshqit
Perpiquni ta marrni me seriozisht anen tuaj profesionale, dhe me pak seriozisht ate personale. Nuk eshte zgjidhja e duhur ti anashkaloni detyrimet tuaja, perkundrazi balanconi gjithcka dhe do ja dilni me se miri. Vendimet e rendesishme duhet ti merrni vete, dhe jo tua lini ne dore te tjereve. Eshte momenti ti jepin drejtim jetes suaj duke vendosur “pikat” mbi “I”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb