Dashi
Hëna dhe Marsi janë në anën tuaj sot, duke ju dhënë mbështetje, forcë dhe një shtysë të re. Do të mund të arrini atë çka keni dëshirë të bëni dhe do të përjetoni një përvojë të re. Të afërmit tuaj do të jenë të gatshëm për t’u përfshirë në projektet tuaja.

Demi
Ju të shenjës së Demit sot shfaqeni zhgënjyes por jo problematikë. Nuk jeni aspak të qetë në objektivat tuaj. Në sajë të Mërkurit do të mund të kontrolloni emocionet tuaja. Do të ishte më mirë të bënit një vesh shurdh në prani të familjarëve.

Binjakët
Hëna sot ka për t’ju ngacmuar e përforcuar edhe më shumë dëshirën për të udhëtuar. Mjafton të ndani mendjen se ku do e bëni udhëtimin dhe keni për t’u kënaqur. Çiftet kanë për ta shijuar ditën në maksimum.

Gaforrja
Jeni mes çështjeve mjaft të vështira, si të karrierës, ashtu dhe problemeve të familjes. E para ju mban lidhur dhe kërkon tepër përkushtim, por familjes i keni qëndruar shumë larg dhe nuk është momenti t’i hapni plagë edhe më shumë. Jeni në dilemë se si ta menaxhoni kohën.

Luani
Si natyrë jeni shumë popullorë dhe tepër origjinalë në mënyrën se si silleni dhe veproni. Gjithmonë i mundësoni vetes mënyra se si të argëtoheni, udhëtime, miqësi, kontakte të reja, duke përfituar shumë gjëra nga të gjithë.

Virgjëresha
Një ditë gri nga ana emocionale. Do të ndjeni keqardhje dhe do ndiheni melankolikë. Problemet në jetën tuaj private, familjare, nuk do të jenë të pakta sot.

Peshorja
Ndiheni tepër në formë sot. Gjithçka e keni nën kontroll dhe për të bërë sa më shumë përshtypje keni mjetet e duhura. Mjaft shikime me admirim dhe vlerësime keni për të vënë re. Tregohuni të zgjuar në këto lloj situatash.

Akrepi
Një ditë e shkëlqyer për të bërë bisedime mbi një projekt që kërkoni ta zhvilloni. Këshillat merrini në konsideratë, e sidomos për sa i përket pjesës së fondeve. Zgjedhja është e juaja nëse do t’i shpenzoni të gjitha për atë investim apo jo.

Shigjetari
Lumturia dhe qetësia kanë për të mbizotëruar sot në të dyja aspektet, si në punë, edhe në jetën private. Jepni gjithmonë shumë nga vetja për të arritur të ndiheni si sot. Të rralla janë ato ditë kur çdo gjë ju ecën mirë, prandaj shijojeni.

Bricjapi
Rrezikoni shumë duke ëndërruar, por ato përfundojnë shumë shpejt. Është e panevojshme të humbni në detajet e vogla të projekteve tuaja madhështore, në qoftë se nuk i keni kushtet për zbatimin e tyre. Venusi ju ndihmon për të qenë sa më ambiciozë.

Ujori
Sot aleati juaj do të jetë Venusi. Në debate dhe diskutime të shumta do të jeni në qendër të vëmendjes. Grindjet mes miqsh nuk kanë për të munguar, por ju jeni të bindur dhe të sigurt në hipotezat tuaja.

Peshqit
Ditë e gjatë bisedimesh. Nuk jeni në ditën tuaj të mirë dhe duhet të tregoni durim. Në dashuri, një histori sekrete që po mundoheshit ta mbanit të fshehtë, bëhet objekt bisede në një moment të papërshtatshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb