Përballë të papriturave të jetës të gjithë reagojmë të mënyra të ndryshme.

Ka nga ata që e jetojnë jetën me optimizëm dhe mendojnë që gjithçka mund të zgjidhet, por ka dhe nga ata që çdo problem të vogël e quajnë një katastrofë, natyrisht ka edhe rrugë të mesme, njerëz të cilëve nuk u intereson nëse gota është gjysmë bosh apo gjysmë e mbushur.

Horoskopi ju zbulon kush janë shenjat optimiste dhe pesimiste të zodiakut. Yjet na përshkruajnë në bazë të shenjës tonë të horoskopit.

Dashi-Optimistë luftarak- Cfarë do lloj gjëje që ju ndodh në jetë ju vazhdoni të ecni me kokën lart me një shprehje të mirë në fytyrë.
Ju besoni në veten tuaj dhe në aftësitë tuaja, dhe e dini që duke luftuar për objektivat tuaja herët a vonë do i arrini ato.
Edhe pas disfatave, jeni gati të ngriheni dhe të luftoni sërish, pa u dorëzuar përballë vështirësive të reja. Nëse nuk do të ishit kaq luftarak, sigurisht që s’do të ishit i pari në listën e shenjave.

Demi-Realistë- Te jesh optimistë do të thotë të kesh shumë pritshmëri, të gënjesh veten dhe pastaj të vuash për diçka. Ndërsa të jesh pesimistë do të thotë të përqendrohesh tek problemet dhe të mos shohësh objektivat që doni të arrini. Për ju ekziston vetëm objektivi juaj dhe strategjia juaj është të mos jesh as optimiste dhe as pesimistë por realistë. Vlerësoni pro-të dhe kundrat e çdo situate dhe nëse diçka e keni për zemër, ju vazhdoni edhe nëse probabiliteti i fitores është i ulët.

Binjakët-Pesimisht optimistë-Ironia dhe sarkazma janë pjesë e natyrës tuaj. Juve ju pëlqen të bëni shaka dhe shpesh e bëni duke nënvizuar anën negative të jetës. Nuk keni frikë të vini në siklet të dashurit tuaj apo miqtë. Jeni totalisht pa takt. Në fund ju nuk e mendoni që situata është kaq e keqe. Jeni idealistë, ëndërrimtar që shpresoni gjithmonë tek mrekullitë. Pas batutave tuaja sarkastike fshihen fëmijë super optimistë, që pëlqejnë shumë të luajnë.

Gaforrja-Pesimistë Fals-Në dukje ju dukeni ekstremisht pesimist dhe negativ, që shihni anën më të keqe të çdo gjëje. Bëni sikur vuani dhe qani sepse ju duket sikur gjërat shkojnë keq vetëm për ju dhe të tjerëve u ndodhin vetëm të mira. Në të vërtetë as ju se besoni gjithë këtë negativitet dhe në zemrën tuaj jeni ëndërrimtarë të mëdhenj, që kërkoni të bëni diçka për ta bërë botën një vend më të mirë. Pesimizmi juaj në të vërtetë është vetëm një maskë!

Luani-Optimistë nga krenaria- Juve nuk ju pëlqen të dukeni pesimistë në asnjë situatë sepse kjo do ju bëjë të dukeni sikur nuk jeni të fortë dhe mjaftueshëm të aftë dhe të guximshëm. Si shumë krenarë që jeni nga natyra, dashuroni optimizmin dhe ecni përpara duke i treguar të gjithëve se sa vleni. Nëse shumë njerëz besojnë tek ju një motiv është patjetër dhe është energjia juaj pozitive që shërben për të karikuar optimizmin dhe besimin në veten tuaj.

Virgjeresha-Pesimistë kalkulator-Për ju në jetë është themelore të llogarisësh gjithçka, duke bërë llogari edhe me dështimet. Nuk ju pëlqen ta quani veten pesimist, sepse jeni të bindur që këto llogari mund t’ju lejojnë të zhvilloni strategji të reja për të përballuar mirë situatat negative. Gjëja më qesharake është që në llogaritë tuaja ju gjithmonë shihni më shumë defekteve se aftësitë. Ndoshta një ditë dikush do ju thotë që me emocionet nuk bëhen kurrë llogari.

Peshorja-Realiste të pavendosur-Nuk ju pëlqen të ekspozoheni shumë dhe është shumë e vështirë të keni një vizion më optimist apo pesimiste të një situatë në të cilën jeni të përfshirë. Ju jeni përjetësisht të pavendosur, e drejtë apo e gabuar, e vërtetë apo false, në favor apo disfavor, e bukur apo e shëmtuar. Keni gjithmonë ankthin për të zgjedhur dhe kjo vazhdon mes pesimizmit dhe optimizmit duke ju mbajtur në një ekuilibër që i ngjan realizmit. Jeni vërtetë të sigurt që të tjerët mund të bëjnë zgjedhje të rëndësishme për ju?

Akrepi-Pesimistë katastrofik-Ndryshe nga fqinjët tuaj të shenjave (Peshorja) ju nuk njihni masën e gjysmës. Për ju gjithçka është e bardhë ose e zezë dhe zakonisht preferoni të zezën. Ju mendoni gjithmonë më të keqen dhe mendimi i një katastrofe ju intrigon dhe ju lejon të fantazoni dhe të udhëtoni me mendje. Nëse do të provoni vetëm një herë të jeni optimist, kjo do të jetë një mrekulli e vërtetë.

Shigjetari- Shpërndarës të vërtetë të optimizmit-Nëse dikush ka nevojë për optimizëm, ju mund ti jepni pak nga vetja. Jeni optimiste të lindur dhe planeti juaj Jupiteti ju jep një buzëqeshje edhe në momentet më të vështira. E konsideroni veten shumë me fat dhe jeni të idesë që edhe nëse do ju ndodh diçka e shëmtuar, ju jeni mirënjohës për të gjitha gjërat e mira që ju kanë ndodhur. Dikush mendon që i gjithë optimizmi juaj është një shtirje, por jo ky është një realitet i jashtëzakonshëm dhe i bukur.

Bricjapi-Juve ju pëlqen të parashikoni gjithçka dhe të merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të papriturat të jenë sa më larg jush. Nëse një gjë mund të shkojë keq, ju duhet ta dini dhe të qetësoni shpirtin duke marrë pak kohë. Nuk ju pëlqen të përfshiheni nga emocionet tuaja dhe keni shumë frikë të vuani. Pesimizmi juaj nuk ju lejon të shijoni plotësisht atmosferën magjike, sidomos në rastet kur ju vjen një lajm i mirë.

Ujori-Optimistë idealistë-Sigurisht ju jeni pjesë e optimistëve të Zodiakut, por duhet ta pranoni që optimizmi juaj nuk kuptohet nga të gjithë. Ju mendoni që paqja në botë është e mundur dhe që luftërat duhet të mbarojnë. Mendoni që një botë më e mirë është e mundur. Jeni idealistë kronikë dhe optimizmi juaj rrezikon të shuhet përballë vështirësisë së parë që takoni.

Peshqit-Fantastikisht optimiste. Ju hiqeni për persona super optimistë, por nëse ju takon në jetën e përditshme, ju jeni tipa që ankoheni vazhdimisht për gjithçka. Përse një person optimist ankohet vazhdimisht? Ndoshta duhet të mendoni që pavarësisht vështirësive gjithçka mund të rregullohet për mirë. Të jesh optimistë nuk do të thotë që Superman dhe Spiderman duhet të shpëtohen, edhe sepse e dini mirë që super heronjtë ekzistojnë vetëm në fantazinë tuaj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb