SERBI- Dy emigrantë kanë vdekur në një aksident të tmerrshëm në linjën hekurudhore në mes Bujanocit dhe Preshevës, në afërsi të fshatit Oslarë.

Aksidenti ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit, ndërsa dy personat, ishin duke fjetur në shinat e trenit. Mësohet se treni që i ka aksidentuar vinte nga Shkupi.

Boban Nakić, zëvendës Prokuror në Prokurorinë Komunale në Vranjë, thotë se dy njerëz vdiqën por identiteti i tyre ende nuk dihet, pasi nuk kanë pasur dokumente personale. Makinisti i ka vënë re dhe kishte filluar manovrat duke ulur shpejtësinë dhe frenuar, ndërkohë që kishte shtypur sirenën për t’i paralajmëruar. Të dy personat, sipas makinistit, u zgjuan por nuk arritën të ikin nga hekurudha.

“Duke qenë që ata nuk kishin dokumente, mendohet se kanë qenë emigrantë ilegal”, thotë Nakić. Ndërkohë dëshmitarët përshkruajnë një skenë horror në vendin e ngjarjes, ndërsa pjesë të trupit të viktimave ishin shpërndarë në të gjithë vendin.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb