Një vajzë 10-vjeçare vdiq brutalisht nga duart e nënës së saj në Australi, ndërsa oficerët e policisë e përshkruan atë si skenën më të tmerrshme me të cilën janë përballur në karrierën e tyre.
10-vjeçarja u gjet e vdekur nga babai i saj, pak pas orës 18:00 (me orën lokale) të martën, në rajonin Carrara. Katër orë më vonë, policia arrestoi 46-vjeçaren Yingjing Hu për vrasjen e vajzës së vogël.
“Pavarësisht përpjekjeve të babait të saj dhe urgjencës, vajza e re u konstatua e vdekur nga mjekët. Menjëherë ka nisur hetimi dhe për pasojë është arrestuar nëna e fëmijës nën akuzën për vrasje”, tha policia.
Sipas mediave australiane, 10-vjeçarja ishte goditur disa herë me thikë në qafë nga nëna e saj.
Deri më tani, mbetet e paqartë nëse 46-vjeçarja kishte probleme psikologjike. Gjyqi për 46-vjeçaren e akuzuar për vrasje nga pakujdesia është caktuar për datën 29 nëntor.
(BalkanWeb)