GJERMANI – Shtatë bebe pa jetë janë zbuluar në një shtëpi në Wallenfels të Gjermanisë. Mediat bëjnë të ditur se zbulimi është bërë nga një mjek, i cili ishte thirrur për të bërë një vizitë urgjente në banesën e horrorit.

Zëdhënësi i policisë lokale bëri të ditur se trupat e pajetë të fëmijëve ishin në gjendje shumë të keqe, dhe pritet të përfundojnë verifikimet për të zbuluar shkakun, gjinineë e fëmijeve si dhe kohën e vdekjes. Sipas mediave, nëna e foshnjave është shpallur në kërkim. Të njohurit e familjes deklaruan se gruaja kishte patur shtatzëni të shpeshta dhe tentonte t’i fshihte ato.

“Njëherë më tha se kishte bërë 4 aborte.”- u shpreh një fqinj.
Ndërkohë policia gjermane po vijon hetimet, që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen që tronditi Gjermaninë.

Policia shprehet se është vënë në kërkim të një shtetaseje gjermane të quajtur Andrea G, 46 vjece e cila thuhet se është nëna e foshnjeve të vdekura.
Trupat e bebeve të vdekura ishin hedhur brenda një kutie në një prej dhomave të shtëpisë.

Nëna nuk ishte parë në banesë prej muajit Shtator, kur pati dhe një sherr të madh me partnerin e saj, citon ‘Bild’. Sipas ‘Bild’, ai vinte në shtëpi gjithmonë i dehur dhe njëherë në nerva e sipër i ishte shprehur Andrea G. se, ‘ti fsheh foshnje të vdekura në shtëpi’.

Gruaja ka jetuar në këtë banesë prej 18-vitesh. Policia bëri të ditur se me bashkëshortin e saj ka pasur 3 fëmijë, të moshës 10-12 dhe 13 vjec. Por sipas policisë, nga lidhje të mëparshme ajo ka pasur dhe fëmijë të tjerë, që mund të jenë dhe foshnjet e vdekura që u gjendën në shtëpinë e horrorit.

Gruaja nuk njihej për sjellje të cuditshme, madje fqinjë thonë se me fëmijët sillej shumë mirë.

Policia po heton me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Nuk është hera e parë që zbulohen bebe të vdekura në shtëpi të gjermanëve. Një vit më parë, në muajin Maj, një grua gjermane u dënua me 4 vjet burg pasi u gjet fajtore për vrasjen e dy fëmijëve të saj, trupat e të cilëve i kishte fshehur në frigoriferin e shtëpisë.

(er.nu/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: