TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku djali Selman Aliaj ka vrarë babain Fejzi Aliaj me çekiç pas një sherri për motive të dobëta. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije për “BalkanWeb” se pas krimit makabër djali e ka hedhur trupin e babait të tij në liqenin e Farkës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja e rëndë ka ndodhur 2 ditë më parë, ndërsa policia dje ka marrë njoftim dhe ka bërë kërkime në liqen me polumbar por vetëm sot është gjetur trupi i pajetë.

Autori i krimit ndodhet në ambientet e policisë së Tiranës. Ai fillimisht ka pohuar vetëm faktin se është grindur me të atin dhe s’kishte dijeni për vendndodhjen e tij.

Mes dëshmive, Selmani që ka dashur ta fshehë vrasjen me çdo kusht ka hedhur edhe një version që ka ngritur dyshimet e policisë, duke thënë se i ati mund të jetë mbytur në liqen. Kjo ka bërë që të nisin kërkimet me polumbarë, e të gjendet trupi pas dy ditë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb