Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku një çift akuzohet se ka hedhur foshnjën e porsalindur në plehra. Ngjarja ka ndodhur në Vravrona. Protothema.gr ka publikuar një video ku shfaqet burri nepalez duke mbajtur dy gjësë plastike në dorën e majtë, në njërën prej të cilave thuhet se është foshnja e vdekur. Më pas ai i hedh në një kosh mbeturinash.

Mësohet se gruaja ka shkuar në spitalin “Alexandra” mbrëmjen e së enjtes me gjakderdhje por mjekët s’kishin mundur të përcaktojnë nëse kishte pasur abort apo lindje normale. Më pas u njoftuan autoritetet dhe oficerët e policisë për të shkuar në dhomën e hotelit ku ndodhej çifti për të kryer hetimet.

Sipas informacioneve, në dhomë ka pasur gjak, si në tualet, në çarçafë dhe në vende të tjera. Fetusiu gjet në një vendgrumbullim mbeturinash të premten dhe pritet të ekzaminohet nga mjeku të hënën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: