Hoteli “Life Gallery”, më i frekuentuari dhe më i kërkuari në qytetin e Korçës, i cili gjendet në Bulevardin Republika 24, këto ditë ka pritur shumë turistë e vizitorë që ndodhen aty për Festën e Birrës. Prenotimet për këto ditë janë bërë muaj më parë, sepse është shume e vështirë të gjesh dhoma të lira në “Life Galeri” në Korçë.


Menaxherja e hotelit Elena Bardho tregon për News24 dhe Balkanweb se aktualisht hoteli është plot me klientë, të cilët kanë shkuar në Korçë për festën e Birrës Korça.


Hoteli luksoz “Life Gallery” prej vitesh ka klientët e saj besnikë, por gjithmonë e më shumë ka edhe klientë të rinj, veçanërisht në festa si ajo e birrës për të cilën në Korçë shkojnë qindra-mijëra njerëz, megjithatë stafi profesionist e i kualifikuar i ka përballuar të gjitha kërkesat me cilësi e standarde.


Bardho tregon se klientët e “Life Gallery” janë diplomatë, biznesmenë, politikanë, artistë.

“Njëri prej klientëve besnikë është presidenti i “Hysenbelliu group”, zoti Irfan Hysenbelliu, të cilin e falenderoj si investitor që ka rritur emrin e birrës Korça e për rrjedhojë edhe emrin e qytetit të Korçës”, shprehet menaxherja Bardho.

Më poshtë intervista e plotë:

Hoteli i luksit “Life Gallery” është ndër më të kërkuarit nga klientët, vizitorë shqiptarë dhe të huaj. Në këto ditë feste për Korçën, në “Life Gallery” nuk mund të gjesh asnjë dhomë hoteli që të jetë bosh. Dhomat janë të mbushura nga njerëzit, jo vetëm për shkak se është festa e birrës, por hoteli “Life Gallery” preferohet në çdo stinë të vitit.

Hoteli preferohet jo vetëm nga turistët, por edhe nga personalitete të fushave të ndryshme, nga ambasadorë, diplomatë, nga figura të njohura e artistë të shquar, ministra e zv.kryeministra. Këto personalitete nuk vijnë vetëm për të pushuar në “Hotel Gallery”, por edhe për të organizuar konferencat e tyre.

Për të shpjeguar më tepër detaje në lidhje me “Hotel Gallery”, flet administratorja e hotelit Elena Bardho.

Elena Bardho: Përshëndetje, mirë se erdhët. Është e vërtetë që “Hotel Gallery” është një nga hotelet më të mira. Rezervimet për festën e birrës kanë filluar shumë më herët. Gjithashtu vazhdojnë edhe në këto ditë. Ne jemi përpjekur që të plotësojmë kërkesat e klientëve tanë. Jemi përpjekur që të përballojmë shumë mirë këto ditë që janë të mbingarkuara.

Gazetarja: Thamë pak më parë se hoteli “Live Gallery” është një nga hotelet më të kërkuara. Si i përgjigjeni ju klientëve në çdo kohë, të cilët janë besnikë ndaj logos së hotelit “Life Gallery”?

Administratorja e hotelit “Life Gallery” Elena Bardho: Life Gallery që më 2001 që është krijuar është një nga hotelet më të mira këtu në Korçë e jo vetëm. Ka pasur standardet më të larta që kur është krijuar. Është ideja e investitorit për ‘i dhënë qytetit të Korçës diçka që mund t’i mungojë këtij qyteti. Krenohemi që edhe shumë hotele të tjera përpiqen që të arrijnë standardet e “Life Gallery”. Kjo ka bërë të mundur që të rriten standardet e qytetit të Korçës. Kjo gjë rrit pjesën e turizmit dhe standardet e gjithë qytetit.

Gazetarja: Zonja Bardho, a mund të flasim pak për hotelin “Life Gallery”, kapacitetet, restoranti, bari, nëse dalim jashtë shohim që ka edhe një pishinë…

Administratorja e hotelit “Life Gallery” Elena Bardho: E thashë edhe më parë se “Life Gallery” është hoteli me standardet më të larta dhe ne përpiqemi që të kemi risi të reja këtu. Life Gallery ka ambientet e barit, restorantit, të hotelit. Hoteli ka 19 dhoma, gjithashtu edhe sallë konference. Ka edhe çdo lloj gjëje tjetër që plotëson standardet bashkëkohore.

Gazetarja: Shikuesit janë kuriozë të dinë se në çfarë viti është krijuar “Life Gallery”…

Administratorja e hotelit “Life Gallery” Elena Bardho: Hoteli “Life Gallery” është krijuar në vitin 2001 dhe që atëherë ka pasur standarde të larta, i mban ato dhe i rrit vit pas viti.

Gazetarja: Folëm pak më parë në lidhje me figura publike, për ambasadorë, diplomatë, artistë, të cilët kanë frekuentuar hotelin “Life Gallery”, jo vetëm për pushimet e tyre. A mund të na përmendni ndonjë emër…

Administratorja e hotelit “Life Gallery” Elena Bardho: Sigurisht që “Life Gallery” ka klientë të ndryshëm e ndër ta edhe politikanë, biznesmenë, artistë, diplomatë etj. Ndër biznesmenët dua të përmend z. Irfan Hysenbelliu, president i fabrikës së Birra Korçës, i cili është një klient besnik i “Life Gallery”, ku ditët e festës së birrës ai zë gati 70 për qind të kapaciteteve të hotelit tonë. Nuk dua ta falënderoj vetëm si klient të “Life Gallery”, por dua ta falënderoj gjithashtu si një investitor që ka bërë një investim dhe ka rritue emrin e Birrës Korça.

Gazetarja: Biznesmeni Spiro Bardhi është sipërmarrësi i hotelit “Life Gallery”. Dhe gjithashtu është nga bizmezmenët që e do shumë këtë qytet. Cilat janë pritshmëritë dhe planet e tij për të ardhmen…

Administratorja e hotelit “Life Gallery” Elena Bardho: Biznesmeni Spiro Bardhi ka qenë gjithmonë një hap përpara për të sjellë risi në qytetin e Korçës. Plani më i afërt që kemi tani është ndërtimi i një hoteli të ri që do të ketë një kapacitet më të madh dhomash dhe standarde më të larta. Do të ofrohen shërbime si restorant, bar dhe shërbime të tjera etj.

Gazetarja: Pra do të thotë se dhoma do të kemi më shumë jo më 19, do të kemi pishina të shtuara, restorante më shumë…

Administratorja e hotelit “Life Gallery” Elena Bardho: Sigurisht që ne përpiqemi që të kënaqim gjithmonë klientët tanë që ata të kthehen sërish te ne, në “Life Gallery”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb