Hoteli i parë me pesë yje për xhihadistët e ISIS është hapur në Mosul ndërsa dallon nga hotelet tjera sepse nuk ka kafene. Me arsyen se fushëbetejat nuk janë shumë komforte, ekstremistët kanë vendosur që të hapin një objekt të tillë.

Hoteli “Ninava International” ka qenë një nga hotelet më luksoze në Irak, por tani në 262 dhomat e saj do të banojnë grupe ekstremiste terroriste dhe ata që mbështesin ISIS.

Nga larg ky hotel duket si gjithë të tjerët, por kur afrohesh afër, aty duken shumë flamuj të ISIS që “dekorojnë” hapësirën rreth hotelit. Hoteli i xhihadistëve ka sauna, terrene të tenisit dhe pishinë për ata që dëshirojnë të jenë në formë gjatë qëndrimit në këtë vend.

Hoteli është promovuar në Twiter dhe në hapjen për 1 maj siç thuhet myslimanët mund të qëndrojnë falas. Ceremonia e hapjes u ndoq nga njerëz të paarmatosur dhe gra të veshur në përputhje me rregullat strikte të shtetit islam. Nader Hashemi, një profesor në Universitetin e Denverit e konsideron këtë si një shenjë se xhihadistët janë duke planifikuar për të qëndruar në Mosul.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: