Dyshekë sfungjeri, batanije të ushtrisë dhe lexim me qiri – të gjitha këto mund t’i përjetoni në një hotel në Sarajevë, që mysafirët e vet i kthen në Bosnjën e viteve 90-të, kur po zhvilloheshin luftime të ashpra mes forcave serbe dhe atyre boshnjake.

Pronarët e hotelit janë anëtarë të një familje që i kanë mbijetuar rrethimit trevjeçar nga forcat serbe. Klientët i pret Arijan Kurbashic, i veshur me rroba të ushtrisë dhe kapelë të forcave të Kombeve të Bashkuara.

Sarajeve hoteli
Secili klient fle në shtrat sikur të ishte në ndonjë bunker, ndersa sendet e tyre i mbajnë nëpër kutitë e municionit. Çdo person e ka vetëm një poc elektrik në dhomë. Në mur ka edhe foto të ndërtesave të djegura, artikuj gazetash për krimet e luftës dhe një paralajmërim “Kujdes nga snajperisti”!

Dritaret janë të mbuluara me plasmas të ngjashëm me ata që janë përdorur gjatë luftës, që shërbenin për të ndaluar futjen e shiut dhe borës për shkak se ishin thyer xhamat nga sulmet e forcave serbe.

Arijan Kurbashic e quan veten “Zero një”, nofkë kjo që e kishte fituar babai i tij ndersa kishte shërbyer në ushtri gjatë luftës. Qëllimi i këtij kodi ishte strehimi i qytetarëve të cilët po vriteshin nga forcat serbe.

“Për të kuptuar diçka më mirë, duhet patjetër ta përjetoni dhe për këtë jam munduar të krijoj një ambient lufte. Mënyra më e mirë për të mësuar diçka për luftën është të flini në këta shtretër, por natyrisht edhe të bisedoni më mua që e kam përjetuar atë”, ka deklaruar Kurbashic, shkruan telegrafi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: