Pasi Garda nuk e lejoi që të merrte pjesë në seancën plenare, së bashku me kolegen Elda Hoti, deputetja e PD Albana Vokshi u shpreh se ky ishte një ‘dënim politik’. Ajo u shpreh se nuk është marrë parasysh ankimimi që kanë bërë për të kundërshtuar vendimin e Komisionit të Etikës, për t’i përjashtuar me disa ditë nga seanca

“Përsëri unë dhe Hoti nuk u lejuam prej Gardës me urdhër të Nikollës, për të hyrë në seancë. Dje u njoftua mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas ankimimit që unë dhe Hoti bëmë lidhur me vendimin e sekretariatit të Etikës, i cili është shndërruar në një organ censure që kërkon të mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Ne dje ishim të pranishme, ndërkohë që mbledhja u dështua me urdhër të Ramës.

Kjo sepse në bazë të audios dhe videos që kam unë, nuk ka pasur asnjë fakt për të bazuar dënimin e tyre, është dënim politik. Nuk po na japin as mundësinë e ankimimit. Sot gjejmë gardën para…”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb