Në momentin që kryetari i PD, Sali Berisha po fliste për mediat jashtë Kuvendit, hoxha i Namazgjasë filloi që të këndonte ezanin.
Berisha ndërpreu fjalën deri kur hoxha mbaroi. Megjithatë, kryedemokrati ka shprehur edhe dyshime nëse në xhami ishte vënë kaseta apo hoxha po këndonte vërtetë.
“Do ta presim, derisa të mbarojë, këta kanë një të mirë, nuk del hoxha atje, e kanë me magnetofon. Është hoxha brenda? Nëse është hoxha brenda është korrekte, duhet respektuar. Ata që vendosin kasetën i kam bezdi”, dëgjohet Berisha teksa komunikon me gazetarët teksa këta të fundit e sqarojnë se brenda në xhami këndon gjithmonë hoxha.
(BalkanWeb)