TIRANË – Analisti Artan Hoxha ka paralajmëruar se videot që priten të shfaqen nga palët e përfshira në çështjen “Doshi” kanë protagonistë politikanë të rëndësishëm të vendit dhe familjarë të tyre të përzier në afera të rëndësishme antiligjore. Bëhet fjalë për faktet që Doshi ka njoftuar se do të shfaqë sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por edhe të tjera të deklaruara në media, si psh. nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

Parashikimi i Hoxhës në studion e “News24” është bërë ndërkohë që në Kryesinë e Kuvendit pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të vlerësohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve, Doshi dhe Frroku.

“Flitet nga palët se kanë video me politikanë të rëndësishëm dhe familjarë të politikanëve të rëndësishëm në vend,- tha Hoxha. – Bëhet fjalë që të dyja palët kanë nga një video e thonë që ka pushtetarë të rëndësishëm dhe një aferë të rëndësishme aspak të ligjshme në to.”

Realisht, Hoxha prezantoi në “News24”, një ditë para se të publikohej nga prokuroria, emrat e personave që ishin të përfshirë në çështjen “Doshi” dhe të dhëna të tjera që rezultuan të sakta. Një ndër të ta ishte emri i Fatjon Skënderit, që u konsiderua si “ndërmjetësi” për vrasjen e dy deputetëve dhe disa emra të tjerë, që u thirrën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: