PRISHTINE-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut shqiptar, Ditmir Bushati, për vdekjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.

Në letër, ministri Hoxhaj në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë si dhe për familjen e ambasadorit Bushati.

Ministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e ambasadorit Bushati për diplomacinë dhe shtetin shqiptar gjatë shërbimit të tij të çmuar si ambasador në Maqedoni, në SHBA, Suedi, Serbi si dhe gjatë funksioneve të larta në organizatat rajonale.

(d.b/Kosovapress/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb