Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar rreth marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia me Francën, për blerjen e armatimit dhe sistemeve ajrore raketore. Hoxhaj, përmes një shkrimi në “Twitter”, ka thënë se Serbia po vazhdon të pretendojë se ushtarakisht është neutrale, mirëpo po e tregon të kundërtën.


Në ngritjen e disa pyetjeve, ai gjithashtu tha se armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin.


“Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb