HTC prezantoi fillimisht telefonin Desire 620 në fund të muajit nëntor, por atëherë e krijoi vetëm për tregun tajvanez, ku ka edhe selinë e saj. Tashmë pajisja është prezantuar edhe për Evropën, ku do të dalë në treg në tremujorin e parë të vitit 2015. Desire 620 është një pasardhës i Desire 610, që doli në treg në fillim të këtij viti.

Telefoni vjen me ekran me prekje 5 inç me rezolucion 720 pikselë Super LCD, kamerë të pasme 8 megapikselë me blic LED, kamerë ballore 5 megapikselë, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe kartën microSD. Ai përmban procesorin Qualcomm Snapdragon 410 SoC me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz dhe fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2,100 mAh. Desire 620 ofron mbështetje për rrjetet 4G LTE. Ai do të ofrohet në tri ngjyra: e bardhë, gri me vija portokalli dhe gri të shndritshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: