Kryeministri Edi Rama vlerësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë një tjetër episodi të serisë “Sy m’sy”, ku e cilësoi si një burrë të ndershëm dhe profesionist të vjetër.

Ai u shpreh se për herë të parë në Shqipëri drejtësia po vepron pa ndikim politik.

“Altin Dumani nuk erdhi nga hëna, por nga radhët e prokurorëve që për vite nuk kishin shpatën në dorë – sepse ajo ndodhej në zyrat e politikës,” tha Rama, duke shtuar se sot ajo shpatë i është dorëzuar drejtësisë.

Edi Rama: Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.

Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.

Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb