Degëzimi çek i kompanisë telefonike kineze, “Huawei” ka grumbulluar në mënyrë të fshehtë të dhëna delikate të klientëve të saj, funksionarë dhe sipërmarrës me të cilët zhvillon negociata tregtare, theksoi sot radioja publike çeke “Radiozurnal”.


Sipas radios që i bazon këto informacione në dëshmitë e dy ish-përgjegjësve të degëzimit të kompanisë kineze, Huawei i ndan këto informacione me ambasadën e Kinës në Pragë.


“Huawei” është nën shënjestrën e administratës Trump që dyshon se po bashkëpunon ngushtë me Pekinin dhe mendon se shërbimet sekrete kineze kanë akses në të dhënat që qarkullojnë nëpërmjet pajisjeve të këtij gjiganti të telekomunikimit./ATA


Etiketa: