Të hënat dhe dita e Vitit të Ri rrisin rrezikun e vetëvrasjes, sipas një rishikimi të fundit të të dhënave për më shumë se 1.7 milionë vetëvrasje nga viti 1971 deri në 2019, gjetjet e të cilave u publikuan në BMJ. Për Krishtlindje dhe fundjavë, analiza e të dhënave nga 26 vende dhe territore tregoi se rreziku ndryshon sipas vendndodhjes gjeografike.

Gjetjet, sipas ekipit hulumtues, ofrojnë mundësi të reja për të kuptuar më mirë ndryshimet afatshkurtra në rrezikun e vetëvrasjes dhe planifikimin e veprimeve parandaluese dhe ndërgjegjësuese.

Të hënën 1 në 6 vetëvrasje

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka pasur më shumë se 700,000 vetëvrasje në vitin 2019, që përbëjnë afërsisht 1.3% të vdekjeve, një numër më i madh se vdekjet nga malaria, HIV/AIDS dhe kanceri i gjirit së bashku. Studimet e mëparshme kanë treguar se rreziku i vetëvrasjes ndryshon sipas ditëve të javës, megjithatë rezultatet në lidhjen midis festave të mëdha dhe rrezikut të vetëvrasjes janë të paqëndrueshme dhe të kufizuara gjeografikisht.

Pse adoleshentët zgjedhin vetëvrasjen si zgjidhje? Dy pyetjet që duhet t’i bëjmë fëmijës

Vetëvrasjet: 1500 në tre vjet – Pikat e nxehta që zgjedhin vetëvrasjet

Studiuesit u konsultuan me bazën e të dhënave të Rrjetit të Kërkimeve Bashkëpunuese në Shumë vende të Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale të Londrës dhe analizuan një mori të dhënash për të mbushur këtë boshllëk në literaturë.

Në periudhën kohore që ata shikuan, shkalla e vetëvrasjeve ishte më e larta në Korenë e Jugut, Japoni, Afrikën e Jugut dhe Estoni, dhe më e ulëta në Filipine, Brazil, Meksikë dhe Paraguaj. Në të gjitha vendet, norma më të larta të vetëvrasjeve u vunë re te meshkujt dhe te njerëzit e moshës 0-64 vjeç (krahasuar me personat mbi 65 vjeç). Gjithashtu, rreziku i vetëvrasjes ishte më i lartë të hënën (rreth 15-18% e totalit të vetëvrasjeve ) krahasuar me ditët e tjera të javës.

Duke shkuar në fundjavë, gjetjet mbi ndikimin ishin të përziera. Rreziku ishte më i ulët të shtunave ose të dielave në shumë vende të Amerikës së Veriut, Azisë dhe Evropës, por u rrit në vendet e Amerikës Jugore dhe Qendrore, Finlandë dhe Afrikën e Jugut.

Rreziku i vetëvrasjes u rrit në ditën e Vitit të Ri në të gjitha vendet, veçanërisht tek burrat, ndërsa modeli në ditën e Krishtlindjeve dukej të ndryshonte, me rritje margjinale për vendet në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Afrikën e Jugut, por një rrezik përgjithësisht i reduktuar për vendet e Amerikës së Veriut dhe Evropës. Për tre vende dhe zona të Azisë Lindore ku festohet Viti i Ri Hënor (Kina, Koreja e Jugut dhe Tajvani), vetëm Koreja e Jugut tregoi një rrezik të reduktuar të vetëvrasjes.

Në festat e tjera kombëtare, rreziku i vetëvrasjes ka shënuar një rënie të vogël në shumë vende, me përjashtim të vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore, ku rreziku përgjithësisht rritej një ose dy ditë pas festave në fjalë.

Stresi në punë dhe alkooli

Shpjegimet e mundshme përfshijnë stres për shkak të presionit të punës në fillim të javës dhe konsumit më të lartë të alkoolit para dhe gjatë Vitit të Ri dhe fundjavës. Autorët vërejnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të eksploruar këta faktorë.

Parandalim më i mirë

Duke qenë se ky është një studim vëzhgues me disa kufizime, studiuesit vënë në dukje keqklasifikimet dhe vlerësimet e mundshme të të dhënave të vetëvrasjeve në disa vende, ose pamundësinë për të vlerësuar efektet e llojeve të ndryshme të festave (p.sh., festivale ose ditë përkujtimore) në rrezikun e vetëvrasjes nga vendi.

Megjithatë, ata thonë se gjetjet “sigurojnë prova të reja shkencore në shkallë globale që mund të ndihmojnë në krijimin e programeve më të synuara të parandalimit dhe trajtimit të vetëvrasjeve në lidhje me festat dhe ditën specifike të javës.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb