Mungesa e gjumit ka qenë e lidhur me obezitetin për një kohë të gjatë, por fajtori kryesor nuk është çrregullimi me ushqim gjatë natës, por ai metabolik, tregojnë hulumtime të reja.

Gjetjet e studiuesve, të cilat konsiderohen prova shkencore, kanë treguar se çrregullimi i gjumit ndikon në ritmin normal të një orari të trupit, duke rritur rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, nga sëmundjet e zemrës e deri në diabet.

Donald Sidernice, një studiues në Universitetin Upsala në Suedi, thotë se rezultatet e hulumtimit tregojnë për funksionin e pazëvendësueshëm që fjetja ka në funksionimin e trupit njerëzor.

“Gjumi nuk është vetëm për kursimin e energjisë dhe rigjenerimin e trupit, por ka shumë funksione të tjera”, thotë ai.
Duke gjykuar nga rezultatet e hulumtimit, mungesa e gjumit çon në çrregullime të hormoneve që kontrollojnë oreksin dhe ndjenjën e ngopjes, andaj, ata që flenë më pak kanë më shumë kohë për të ngrënë dhe janë më të lodhur për të ushtruar.

Studimi më i fundit siguron prova të reja që privimi i gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në metabolizmin dhe ekuilibrin midis muskujve dhe yndyrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: