Vaksinat e reja të kancerit që janë aplikuar te njerëzit kanë treguar rezultate inkurajuese, thonë shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Maryland. Te një grua që vuan nga kanceri ovarian, tumori u zhduk për 18 muaj. Vaksina funksionon duke mësuar sistemin imunitar për të njohur qelizat tumorale.

Kjo metodë nxjerr qelizat imune të pacientit në mënyrë që ato të mund të zbulojnë një proteinë që është e zakonshme për shumë lloje të kancerit. Pastaj këto qeliza të modifikuara injektohen përsëri në trup.

Profesori Jan Berzofski thotë se proteina HER2 është e pranishme në kancerin e gjirit, ovarian dhe kolorektal. Një qasje e ngjashme përdoret edhe për trajtimin e disa formave të leukemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: