TIRANË- Një grua e moshuar rreth 80-vjeç ndodhet në Komisariatin numër 4 në kryeqytet, pasi ka humbur rrugën e shtëpisë.

Sipas policisë, e moshuara thotë se quhet Maria Gjitomi.
Policia shton se gruaja ka flokë të shkurtër dhe ka veshur një triko në ngjyrë gri.

Ata i bëjnë thirrje familjarëve dhe të afërmve të paraqiten në komisariatin nr.4 për të marrë të moshuarën.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: