RUSI-Një burrë ka humbur gjakftohtësinë gjatë një loje televizive dhe ka goditur një femër të veshur me bikini.
Viktima është lënë e gjakosur në dysheme ndërsa të bërtiturat e saj janë transmetuar live. Ky është një spektakël tepër i ndjekur në Rusi, ku lufta bëhet për të fituar një makinë.

E gjithë skena është trasnmetuar live, kur gruaja po sillej në mënyrë provokative ndaj agresorit. Në atë çast burri pjesëmarrës në garë ka humbur durimin, e ka kapur për flokësh gruan dhe e ka hedhur përtokë. Pas kësaj i ka futur edhe një grusht në fytyrë dhe femrës së zhveshur ka nisur t’i rrjedhë gjak nga hundët. Më pas shihet
se ajo mbytet nga lotët, teksa prezantuesi i shout shfaqet për ta ndihmuar.
Duke qenë se video është në rusisht nuk mund ta dimë nëse sulmi ndaj konkurrentëve live është pjesë e skenarit të këtij shou apo gjithçka ka dalë nga kontrolli. Mësohet se edhe mashkulli dhe femra janë pjesë e konkursit.

https://www.youtube.com/watch?v=ib0sk2EvNJk
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb