Edhe një gazetar palestinez humbi jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, informoi Zyra për Media e qeverisë në Gaza, transmeton Anadolu.

Si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në Gaza, gazetari i Kompanisë Mediatike Menazil, Muhammed Abdulfettah Abdurabbu, ka humbur jetën.

Me këtë humbje, numri i gazetarëve të vdekur në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 172.

Deklarata e zyrës për media dënon gjithashtu sulmin e ushtrisë izraelite ndaj gazetarëve në Rripin e Gazës dhe theksoi se administrata izraelite ishte përgjegjëse për vrasjen e gazetarëve.

Në deklaratë, iu kërkua komunitetit ndërkombëtar dhe organizatave ndërkombëtare të lidhura me mediat të bëjnë përpjekje për të vendosur sanksione parandaluese ndaj Izraelit për të ndaluar vrasjen e gazetarëve palestinezë dhe për ta dërguar atë në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ka kryer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb