Një djalë nga Guatemala që ishte nën kujdestarinë e Agjencisë së Doganave dhe Mrojtjes së Kufirit, vdiq të hënën, tha agjencia në një deklaratë.

16 vjeçari u ndalua nga zyrtarët më 13 maj pranë Hidalgos në Teksas, pasi kishte hyrë në vend në mënyrë të paligjshme, sipas agjencisë.

Ai u gjet pa ndjenja, ndërsa mbahej në Stacionin e Rojes së Kufirit në Weslaco. Sipas Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, shkaku i vdekjes është i panjohur.

Agjencia tha se adoleshenti, emri i të cilit nuk është bërë publik, pritej të transferohej nën kujdesit e agjencisë që merret me fëmijët e pashoqëruar që kalojnë kufirin.

Sipas ligjit amerikan fëmijët e pashoqëruar që nuk janë nga Kanadaja ose Meksika, duhet të transferohen nën kujdesin e asaj zyre që i takon agjencisë për Shërbimet Shëndetësore brenda 72 orësh.

Një email dërguar agjencisë së Mbrojtjes së Kufirit, për të pyetur për arsyet se pse djali kishte qenë për një javë nën kujdesin e tyre, nuk mori menjëherë përgjigje.

Djali nga Guatamala është fëmija i pestë që vdes në kujdestarinë zyrtare të Shtetteve të Bashkuara në kufi, që nga dhjetori dhe kjo ndodh ndërsa zyrtarët e kufirit po ndalojnë një numër në rritje të miturish dhe familjesh në kufirin jugor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb