Gazetarja e njohur e BBC, Hanna Yusuf ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.  Lajmi i trishtë për vdekjen e saj ka tronditur familjarët, të cilët e përshkruajnë si ngjarje të papritur. “Një gazetare e talentuar që u admirua gjerësisht”-kështu e kujtuan kolegët e saj, gazetaren e medias prestigjioze.

Me një deklaratë publike, familjarët e saj e kujtojnë gazetaren si një profesioniste të medias që me përkushtim i shërbeu komunitetit.

“Hanna ishte një profesioniste e përkushtuar e cila bëri një urë lidhëse mes mediave dhe komunitetit, duke ndihmuar në prishjen e kufijve në sigurimin e një zëri dhe përfaqësimi. Shumë do ta njohin Hanna-n për kontributet e saj të jashtëzakonshme në gazetari dhe për punën e saj në BBC. Ndërsa ne vajtojmë për humbjen e saj, shpresojmë se trashëgimia e Hanna’s do të shërbejë si frymëzim dhe fener për kolegët e saj dhe për komunitetin dhe kujtesën e saj kuptimplotë”-thanë familjarët.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb