Një prej të burgosurve në IEPV-në e Beratit ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. 38-vjeçari, Bujar Murati nga fshati Lybeshë në Poliçan u vetëvar në qelinë e tij në 13 Mars 2019. Ai vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” dhe u gjet i vetëvarur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Mjekët e këtij Spitali konfirmuan atë mbrëmje se Murati kishte pësuar vdekje klinike dhe kishte mbërritur në spital në gjendje kome. Për këtë arsye mjekët e Repartit të Urgjencës së Spitalit të Beratit e nisën me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Por 38-vjeçari me gjithë trajtimet e marra për rreth 2-javë nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes.

55887613 632697627152319 2790143280992485376 N
55887613 632697627152319 2790143280992485376 N

Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit në fshatin  e tij tw lindjes nw Lybeshë. Të kontaktuar nga “BalkanWeb” burimet e burgut të Beratit nuk kanë dashur të japin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në 13 Mars.

Ajo që u arrit të mësohej nga burime konfidenciale ditën e vetëvarjes ishte fakti se 38-vjeçari Bujar Murati ishte dënuar për “mashtrim” dhe ishte është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.

Ende edhe sot nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi brenda ambienteve të IEPV-së Berat dhe që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit. Në lidhje me ngjarjen reagoi më herët edhe dega e PD-së Berat duke e cilësuar fshehjen e kësaj vetëvarjeje “të porositur” nga lart.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb