BULQIZE

Një 53 vjeçar ka gjetur vdekjen në minierën e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje  në galerinë e zonës D të minierës teksa 53-vjeçari A.Allushi po punonte.

Sipas burimeve për “BalkanWeb” A.Allushi është goditur në kokë nga një masiv guri i cili është shkëputur nga pjesa e murit te minierës.

Për shkak të saj 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Po ashtu burimet bëjnë të ditura se 53-vjeçari ishte i siguruar dhe i kualifikuar në punë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: