ITALI

Një adoleshent shqiptar 17 vjeç ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Gazeta e madhe italiane “La Republica” shkaun se i riu banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej.

Rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por për një moment ai humbi. Hipoteza është se ai ndërroi jetë, pasi humbi mes shkëmbinjve, shkruajnë mediat italiane.

Miqtë u vunë në alarm dhe janë përpjekur që të ndihmjnë 17-vjeçarin, mirëpo nuk ia dolën dot. Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes, duke gjetur trupin e të riun të pa jetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb