Në emisionin Me zemër të hapur në News 24, një burrë nga Kosova kërkon ish-bashkëjetuesen dhe vajzën që ka bërë me të, Dritën. Burri shprehet se dëshiron kontakte me vajzën e tij, ndërsa mund të ketë kontakte me bashkëshorten, nëse ajo dëshiron. Ai tha se rusen e ka njohur në Kroaci, e ka dërguar në Kosovë, aty kanë jetuar, kanë bërë një vajzë, e cila tashmë është mbi 30 vjeçe.

Sipas burrit nga Kosova, kontaktet me familjarët i ka humbur totalisht më 2015, kur edhe ka rënë në burg. Ai shprehet se vajzën nga afër e ka parë që kur ajo ka qenë 2 vjeçe, por se ka folur me të dhe bashkëjetuesen deri para 9 viteve me anë të celularit.

Burri: Gruaja që ka jetuar me mua ka qenë ruse. Gruaja e ka emrin Larisa. Vajza ime është Drita, është mbi 30 vjeç. Jemi njohur në Kroaci. Unë kam qenë duke punuar në treg në Kroaci dhe ajo erdhi me nënën e saj dhe aty jemi njohur. Ajo ishte ruse dhe zhvilluam më tej dashurinë tonë. Nëna e saj iku në Rusi, ndërsa ne erdhëm në Kosovë. Larisës i pëlqeu Kosova. Unë kam ardhur në Austri dhe nuk kam më kontakte më me të. Ajo nuk erdhi se nuk kishte letra. Në atë kohë, Drita nuk ka qenë as 2 vjeçe. Nuk kemi bërë martesë, por vetëm kemi bashkëjetuar.

Unë kam foto të gruas dhe të vajzës, Dritës. Vajzën time e kam takuar për herë të fundit më 2015, mua më kapi policia dhe nuk di më asgjë. Nga afër vajzën e kam parë deri në 2 vjeç, pastaj kam folur vetëm me telefon. Në telefon foton e vajzës ma ka dërguar bashkëjetuesja ruse me Viber. Madje, Drita ka bërë edhe një vajzë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb